Ka ardhur koha të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri!

Nga Av. Denisa Daka

Ky vend po mbulohet nga gjaku e laku i së keqes çdo ditë, duke marrë padrejtësisht jetë njerëzish, gra e fëmijë posaçërisht, ndërsa armët sheshit përveçse nuk po kursejnë askënd, me të gjitha gjasat nuk po ka vullnet t’i mbledhë askush.

Një situatë makabre e cila kalon kufijtë e përfytyrimit normal.

Një gardist, i cili fle me kobure në brez, ndërsa makthet e përbindëshi brenda tij zgjojnë shtazën tek ai, duke i marrë jetën bashkëshortes, një gruaje të re udhës së vet, të cilën jo veç ai në këtë vend e konsideron pronë të tijën.

Një shef policie i paprekshëm sërish në shëmtinë e barbarinë e tij, përmes plumbit e forcës gjithashtu kërkon të blejë heshtjen e një vocërrakeje, trupin e saj të brishtë gjjthashtu, në përpjekje për të masakruar një jetë të re, si shumë shtazë në këtë vend, vërsnikë të tij.

Armë të fshehura kudo në çdo cep të këtij vendi, i zënë pusinë çdo ditë një jete të re.

Në pllakata muresh lajmërime morti të akullta krejt, këlthasin për ndihmë e zgjim të secilit prej nesh.

LEXO DHE :  Henri Çili: Shteti nuk ndërton lagje, lagjet i ndërton tregu

Askush nuk po mban më përgjegjësi për ç’ka ndodh çdo ditë këtu, pakkujt duket se i bën përshtypje një jetë e thyer në mes, fëmijë jetimë të pafajshëm, të cilët rriten paskësaj pa kujdes prindëror çdo ditë.

Ka ardhur koha të kthehet dënimi me vdekje në këtë vend, për të ndalur në njëfarë mënyre këtë rrjedhë të kësaj barbarie, këtë makabritet e shtazëri e cila nuk po kursen më së shumti gra e fëmijë, të cilët po largohen prej nesh, pa dëshirë e pa i bërë keq askujt.

Ligji paskësaj do të arrijë të disiplinojë me shumë gjasë këto mendje të sëmura të shumë syresh në këtë vend, në rast të kundërt këto plumba do t’i zënë pritë secilit prej nesh, ndërsa shpresa e besimi se mund të vijojmë të jetojmë si qytetarë të lirë këtu,  do të jetë e mbetet iluzion për të gjithë ne./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.