Juventus-Ajax/ Supersfida e Ligës së Kampioneve

I pandalshmi Cristiano Ronaldo do të kthehet në ekipin e Juventusit për t’u përballur me Ajaksin në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve këtë të martë. Portugezi shënoi në barazimin 1-1 në ‘Johan Cruyff Arena’ javën e kaluar.

“Cristiano ka cilësi të jashtëzakonshme. Në momente të caktuara ai bëhet një lojtar i pandalshëm”, tha Massimiliano Allegri, trajneri juventin.

Ndërkohë sulmuesi Mandzukic do të humbasë ndeshjen me një lëndim në gju. Allegri u shpreh se: “Ai nuk ka mundur të stërvitet 100%, këto lojëra do të jenë më të përshtatshme për lojtarët që janë në gjendje të mirë, sepse ata duhet të japin absolutisht gjithçka në fushë. “

Ndërsa shqetësimi më i madh i Ajaksit është mesfushori Frenkie de Jong, i cili lëndoi këmbën e tij në fitoren 6-2 të së shtunës në Excelsior. Traineri Erik ten Hag megjithatë, tha se ata ishin të sigurt se ai do të ishte në gjendje të luante.

LEXO DHE :  Sopranoja nga Kosova në skenat e Tokios, interpreton në operën “Don Xhovanit”

“Frenkie do të duhet të vendosë nëse ai është i gatshëm dhe përfundimisht do të vendos unë nëse ai do të luajë”, tha Ten Hag. Ten Hag tha gjithashtu se është optimist se skuadra e tij mund të shkaktojë një tjetër surprizë, pas mundjes së Real Madritit.

Superndeshja luhet këtë të mërkurë në orën 21-00 në Torino./D.B/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.