Vrasja e Jurgen Kurtit/ Zëvendësministri-Lalës: S’jam shef policie

Zëvendësministi i Brendshëm, Besford Llamallari i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në  News 24 , është përfshirë në debat me gazetaren Klodiana Lala, për vrasjen e Jurgen Kurtit. Llammalari nga studioja e emisionit ‘ Dritare me Rudinën’ u shpreh se nuk merret me detaje investigative.

Besford Llamallari: Për rastin konkret nuk do ishte aspak korrekte të shprehem . Por, ka dy elemente që zbulojnë punën e policisë. Ka shumë raste të tjera, mbi të gjithë informacionet që vijnë nga publiku që e ndihmojnë policinë. Është rritur në mënyrë eksponenciale raportimet pranë komisariatit dixhital, gjë që ka çuar në më shumë urdhëra mbrojtës.

Klodiana Lala: A e kishte në supervijim policia për shkak të aktivitetit në Biznes. A ishte 26-vjeçari kontingjent i policisë së shtetit dhe a mbahej në vëzgjim si eksponent kriminal. Besoj se e dini që bëhet fjalë për një rkim mafioz.

Besford Llamallari: Unë nuk jam shef i policisë as prokuror, por nëse do ja bënit këtë pyetje jam e sigurtë që kanë detyrimin ligjor të mos përgjigjen. Ne duhet të informojmë publikun të mos përhapim panik, do ishte e rëndë ndoshta ka ndodhur në të shkuarën që zv.ministri të merrej me detaje investigative. Nëse do ishim koleg do uleshim në kafe.

Rudina Xhunga: Zonja Arapi më shkruan. Nëna e Jurgenit do e kishte gjallë po të ishte dënuar për burrin dhe unë do e kisha gjallë burrin./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ndriçoni stilin tuaj, me këto modele këpucësh me xixa!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.