Kush e vrau Jurgen Kurtin? Klodjana Lala: 10 të shoqëruar dhe 2 pista hetimi

Të hënën u vra para shtëpisë së tij, menaxheri i vipave, Jurgen Kurti. E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24, gazetarja, Klodjana Lala tha se, për ngjarjen e djeshme janë 10 persona të shoqëruar, por deri më tani ngjarja nuk është zbardhur ende.
Sipas saj, janë dy pistat kryesore ku po heton policia, ajo e hakmarrjes dhe jeta që Jurgeni bënte.

“I ndjeri ishte një personazh i njohur për shkak të së kaluarës së tij. Pista e parë e policisë ka qenë një vrasje e ndodhur për hakmarrje, ka shoqëruar edhe të afërm të Agim Arapit(pronari i vrarë i marketit në Durrës). Është pistë që do të hetohet ende. Vetëm kur prokuroria dhe policia do të jenë të bindura që s’ka ngjarja e 2017 s’ka lidhje me vrasjen e mbrëmshme, pista bie. Më kryesoja është pisa e jetës dhe aktivitetit të tij. Ai ishte i njohur në rrethet e elitës së Tiranës, menaxhonte vipa, qarkullonte shumë para, kishte njohje të ndryshme dhe pikërisht këtu janë fokusuar hetimet.”,- tha gazetarja.

LEXO DHE :  E dyta në listë në garë për kryeprokuror, Arta Marku ankimon vendimin

Lala shtoi ndër të tjera se:“Fakti që krimi është kryer në një kohë rekord, në një zonë me kamera tregon se autorët kanë pasur informacione të detajuara për lëvizjen e tij. Kemi të bëjmë me një krim të sofistikuar. Polica duhet të jetë më e kujdesshme, ka shumë më tepër mundësi ta zbardhë këtë ngjarja nga e cila ka dëshmitarë, kamera, bisedat telefonike të viktimës.”/K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.