Jul Deda mbështet Bashën: Po ju shuaj kureshtjen, ja çfarë më premtoi  

Aktori i Humorit, Julian Deda, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, por gjithmonë një kritik i Lulzim Bashës me anë të një postimi ka shprehur mbështetje për kreun e opozitës.

Jul Deda shkruan në Facebook se Lulzim Basha duhet komplimentuar sot dhe se nuk ka kompleks që ta pranojë këtë gjë.

“Ai më ka “premtuar” asgjësimin e projektit më të rrezikshëm në historinë e politikës shqiptare, rilindjes, kaq mjafton për ta përkrahur në ketë mision”, shkruan Deda.

Postimi i plotë i Julian Dedës

Une nuk kam hedhur asnjehere nje foto te tijen dhe sigurisht poshte kesaj qe po hedh sot ju keni te drejte te komentoni si te doni, ta lavderoni ose ta shani. Per te qene i sinqerte, edhe une, jo me larg se para dy vitesh, nuk pajtohesha me te ne shume gjera dhe e kam shprehur, ndoshta ne disa gjera teknike nuk pajtohem as tani por per diçka thelbesore, ky burre duhet komplimentuar sot. Nuk kam asnje kompleks te pranoj, se Lul Basha sot po ben pikerisht ate, per te cilen ne te gjithe e kemi kritikuar pafund deri dje. Ai sot eshte ne kulmin e te berit opozite.

E kemi kritikuar, pse nuk ben opozite me fakte? Ja ku jane. Çdo gje qe ai dhe opozita ka thene per trafikun e votes, sot eshte e vertetuar me ze e me figure. E njejta gje ka ndodhur me kanabizimin dhe me kriminalizimin e parlamentit. Çdo fakt i denoncuar doli i vertete.

LEXO DHE :  Linda Rama për ‘London Business Magazine’: Ne jemi të gjithë këtu, për të lënë pas një gjurmë të denjë

E kemi kritikuar, pse largoi disa personazhe nga nga listat e deputeteve per zgjedhjet e pergjithshme te 2017-tes? Epo kur shikon sot, se si ata jo vetem qe nuk bejne opozite, jo vetem qe godasin vetem ish partine e tyre, por i behen paterice per te mbajtur ne kembe nje pushtet te kalbur si rilindja duke u futur ne votime (se zgjedhje nuk ka), i jap te drejte Bashes per ate veprim.

E kemi akuzuar gjithashtu, se nuk ben protesta? Ja ku jemi sot, nente protesta rresht, njera me madheshtore se tjetra. Protestuesit sa vijne e shtohen. A eshte kjo nje shenje besimi ndaj liderit te opozites? Kete gjykojeni vete.

Per ta mbyllur. E di, qe pasi ta kem hedhur statusin dhe ju ta lexoni ate, shume prej jush do mendojne, se “kush e di çfare i paska premtuar Luli, qe Juli paska shkruar kete gje”. Mos u lodhni me hamendesime te kota, po jua heq une kuriozitetin qe tani. Ai me ka “premtuar” asgjesimin e projektit me te rezikshem ne historine e politikes shqiptare, rilindjes, kaq mjafton per ta perkrahur ne kete mision./ e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.