"Ju po e mbani Ramën në pushtet", Murrizi-studentit: O Cone, kur isha unë deputet, Basha i qëronte patate Dik Martinit
Dritare.net
"Studenti: E mendoj zotin Murrizi si PPP-në më të re të qeverisë, Rama e ka marrë me koncesion.
Murrizi: Ça thotë bisha?
Studenti: E shoh zotin Murrizi si koncesionin më të ri të qeverisë Rama.
Murrizi: Pse o bishë?Po të them unë që këtë që foli e ka marrë me koncesion Tomor Alizoti.
Studenti: Nëse ju do të ishit kundër reformës territoriale dhe reformës zgjedhore nuk duhet të pranonit fare të ishin pjesë e atij parlamenti apo atij grupimi parlamentar që është zgjedhur nga kjo reformë.
Murrizi: Shumë kundër kam qenë. Kur kam qenë unë në parlament o bishë Basha qëronte patate Dik Martinit. Këta të tjerët ishin refugjatë në Itali. Natën e mirë, e kreve detyrën. Çfarë të kanë thënë e the. Pse me koncesion?
Studenti: Sepse jeni bërë një vegël dhe një patericë e zotit Rama.
Murrizi: Pse, se ta kanë shkruajtur gabim. Një biznes pata dhe ma ka mbyllur Rama. Bashës ja dhanë në nëntor 2017. Më gjej një aferë midis Myslim Murrizit dhe qeverisë, Sone. Ma gjej një tender me para publike.
Studenti: Ju po mbani zotin Rama dhe po tallet.
Murrizi: Ramën po ta mban 17 maji o Cone. Më gjej një tender që ka marrë Myslim Murrizi.
Studenti: Lërë 17 majin se pas 17 majit ti u bërë prapë deputet.
Murrizi: Kam qenë deputet i pavarur në 1997 kur gjysma e këtyre ikën me traget në Itali."/K.C/dritare.net