Ju pëlqejnë gështenjat? Ja cilat janë vlerat ushqyese që merrni nga to!
Dritare.net
Meqë jemi në stinën e dimrit dhe i ftohti na ka bllokuar në shtëpi, na shkon mendja vetëm të gatuajmë ushqime të shijshme dhe të hamë gjatë gjithë kohës.
Ndër të gjitha ushqimet dhe frutat gështenjat janë si ajo qershia mbi tortë kur i shtrojmë mbi tavolinë tepër t’i ngrënë.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë se përveçse janë shumë të shijshme gështenjat kanë edhe shumë vlera ushqyese.
Gështenjat janë të pasura me amidon dhe fibra për më tepër kanë një përqindje shumë të lartë të kripërave minerale mbi të gjitha potas, magnez, fosfor, kalcium dhe hekur. Por për fat të keq përmbajnë dhe shumë kalori dhe janë të karakterizuara nga një përqindje e lartë sheqernash. Vitaminat prezentë tek gështenjat janë C, B1, B2 dhe PP. Kaloritë që përfitohen nga gështenjat variojnë nga sasia e konsumit të tyre. Gështenjat e freskëta përmbajnë rreth 200 kalori për 100 gr produkt, ndërsa 100 gr gështenja të ziera përmban 120 kalori. Ndërsa ato të pjekura përmbajnë rreth 193 kalori për 100 gr.
Për vlerat e tyre ushqyese, gështenjat mund të përdoren në rastin e anemive apo dobësimit të theksuar. Këshillohet konsumi i tyre edhe në shtatzëni, për përmbajtjen e lartë të acidit folik. Mielli i gështenjave mund të përdoret si zëvendësues në përgatitjen e ëmbëlsirave apo gatimeve të ndryshme. Gjithashtu gështenjat mund të shfrytëzohen edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Duke qenë një ushqim i veçante ushqyes, dritare.net i'ua sugjeron t’i konsumoni edhe në momentet kur jeni shumë në stres./A.C/dritare.net