Ju nuk keni ide, çfarë humbisni, po nuk lexuat intervistën e këtij piloti!

Nga Fjorda Llukmani

Dhe ja që unë e gjeta dikë që më në fund pranoi të intervistohet. Eshtë piloti Giuliano Boni.

 

  1. Mund të na bësh një prezantim të vetes tënde? Mbi eksperiencen etj?

Që kur isha fëmije kisha një tërheqje të madhe për avionët, saqë një ditë vere kur isha 6 vjeç, hipa mbi tarracë ku dielli ishte përvëlues për të parë avionët që fluturonin. Pas disa orësh ekspozimi në diell më  gjetën pa ndjenja. Me siguri kam trashëguar pasionin e babit tim i cili aspironte të behej pilot i marinës, por lufta dhe kërkesat familjare nuk ja lejuan. Në moshën 17 vjeçare fillova të fluturoja me Aereo clubin e Romës. Mora patentën e klasit të parë dhe fillova atë të klasit të dytë. Isha i lumtur sepse po realizoja ëndrrën time. Por, një ditë të pafat dy miqtë e mi që udhëtonin në të njëjtën shkollë fluturimi vdiqën në një aksident ajror në periferi të Romës, kështu prindërit e mi të tmerruar nuk i financuan më studimet e mia të aeronautikës. I detyruar që për disa kohë të qëndroja në tokë, rifillova të fluturoj me paratë që fitoja duke punuar. Ishte e vështirë dhe impenajtive, por avash avash mora patentën e fluturimit dhe fillova të punoj në një kompani të vogël aerotaxi me Jet( Citation). Pastaj eksperienca e parë e vërtetë profesionale ishte me një kompani charter të quajtur NOMAN me fluturime DC-9. Pastaj kompani të tjera si Airone, Alisea B-737 dhe më në fund kursi komandos më të vërtetë impenjativ por më ka dhënë një kënaqësi shumë të madhe; instruktor fluturimi dhe në ndjekje edhe të CRM (burimi i menaxhimit të kabinës së pilotit) si ekspert i Human Factor. Eksperiencat e fundit me Bue Panorama për 8 vite, Mistral ( shoqëria e posteve italiane). Në fund Albaëings një aventurë e vërtetë, një eksperiencë pafundësisht pozitive në të cilën mund të them me krenari që isha pjesë që në nisje të kompanisë. Në fakt jam komandanti i dytë që jam përzgjedhur.

  1. Si mund të bëhesh pilot ?

Ka dy mundësi; njëra si pilot ushtarak që më vonë mund të kalosh në pilotimin civil duke konvertuar patentën e fluturimit. Tjetra duke ndjekur shkolla private të fluturimit tashmë të përhapura në të gjithë botën, por shumë të kushtueshme.

  1. Sa orë fluturimi ke ?

Në shumë vite kam koleksionuar mbi 14 000 orë fluturimi.

  1. Mund t’i pilotosh të gjitha tipet e avionëve?

Për çdo avion të madh ose të vogël është e nevojshme të arrish një vlerësim specifik mbi çfarë tipi. Është e njëjta gjë sikur ndërron makinë dhe duhet të familjarizohesh me të. Sigurisht është pak e vështirë sa të mësohesh me idenë.

  1. Si ngrihet/starton një avion? Përshkruaj shkurtimisht procesin gjatë ngritjes së avonit.

Avioni arrin një lloj shpejtësie, duke përfituar një forcë specifike që i kundërvihet gravitetit që lejon ngritjen dhe fluturimin. Kjo forcë qe e lejon fluturimin të shkëputet nga toka quhet “shkëputje” dhe me fjalë të thjeshta.

 

  1. Sa kilometra bën ti dhe sa bën piloti automatik gjatë fluturimit?

Piloti automatik është tashmë një ndihmesë thelbësore për të ulur ngarkesën e punës së pilotëve, për të përmirësuar rehatinë e pasagjerëve. Normalisht futet në lojë pas ngritjes dhe lëshohet para uljes; na lejon të arrijmë një shpejtësi rreth 250-300 kwh vetëm 200 metra shikueshmëri/ fushëpamje.

  1. A ekziston një rrezik kur t’i fluturon midis reve kur bie shi ose kur ka shkreptima ? Sa të rrezikshme janë? Po turbulencat? Ështe e vërtetë që zogjtë janë të rrezikshëm? Keni rrezikuar ndonjëherë të bëni aksident?

Duhet thënë që ka tipe të ndryshme reje dhe jo të gjitha janë të rrezikshme. Radari metereologjik i bordit është instrumenti që na tregon shkallën e vështirësisë veçanërisht natën. Reja në të cilën nuk mund të futesh e cila gjeneron shkreptima, të medha dhe të forta është përkohësisht, e quajtur teknikisht “mbledhja e reve” e cila duhet apsolutisht evituar. Ndërsa retë ku ka edhe shi, por jo shkreptima dhe erëra të forta mund të kalohet pa problem. Këto re quhen teknikisht “stratiformi”. Për sa i përket turbulencave ato janë dy lloje: ajo e lidhur me turbulencat dhe ai i përkohshmi ku në ajër të hapur varet nga intensiteti dhe drejtimi i erës, e cila nuk është shumë e dukshme ose lehtësisht e identifikueshme. Turbulenca ka 6 nivele intensiteti, janë për tu evituar kur parashikohet “e egër” ose “ekstreme”,  të rrezikshme  për fluturimin ajror. Përsa i përket zogjve, avionët janë ndërtuar të tillë për t’i rezistuar impaktit më fluturues pavarsisht dëmit katastrofik. Megjithatë në rast kontakti me fluturues me përmasa të mëdha, mund t’u ndodhin dëme të rëndësishme motorrëve ose strukturës së avionit dhe rrjedhimisht janë shumë të rrezikshëm.

  1. Është e vërtetë që komandati dhe oficeri i parë nuk mund të hanë të njëjtin ushqim gjatë fluturimit?
LEXO DHE :  Këto ushqime vere, s’duhet t’i hani kurrë

Po është absolutisht e vërtetë, duke ngrënë ushqime të ndryshme në rast helmimi nuk helmohen të dy pilotët. Ky është një rregull sigurie i përshtatur në të gjitha kompanitë e botës.

  1. Si ndjehesh kur mendon se ke në dorë jetën e kaq shumë pasagjereve?

Si komandant, jam trajnuar dhe mësuar të mos mendojë se sa persona janë në dorën time, jo vetëm pasagjerët por edhe pjestaret e tjerë të ekuipazhit në bord. Kjo bëhet për të evituar stresin emocional të cilin nuk mund tja lejoj vetes. Në fakt kur zbres në tokë, shumë herë reflektoj mbi pergjegjësinë e madhe që kam dhe që kompania më beson jetën e shumë pasagjerëve.

  1. Cila është pamja juaj e preferuar në ajër ?

Sigurisht  nga kabina e pilotimit mund të shijohen peisazhe të mrekulleshme ne zhvillim te vazhdueshem. Në të shumtën e rasteve është e mundur të admirosh qartë qiejtë të mbushur me yje, pse jo yjet e panumërt që bien. Megjithatë, pamja ime ajrore e preferuar janë lindjet dhe perëndimet me të cilat kam koleksionuar foto të mrekullueshme në shumë vite fluturim.

  1. Seriozisht përse duhen fikur telefonat gjatë fluturimit? Është një mit i mbetur?

Për të respektuar normativat ndërkombetare në emisionet elektromagnetike. Prodhuesit e celularëve nxjerrin në treg telefona të rinj pothuajse çdo muaj, me teknologji të reja që herë pas here mund të interferojnë me paisjet e bordit. Pra për të evituar këtë është i ndaluar përdorimi i celularëve.

 

  1. Ke vizita te shpeshta ne kabinen e pilotit ?

Për fat të keq jo, sepse pas atentateve terroriste të 2001-shit në Shtetet e Bashkuara, pranimet në kabinën e pilotit janë të rezervuara vetëm për personelin teknik të autorizuar. Dera e kabinës është e blinduar, e mbyllur dhe e bllokuar përgjatë gjithë fluturimit, e paisur me kamera survejimi. Asistentët e fluturimit për të patur akses në kabinën e pilotimit duhet të krijojnë një kod sigurie që verifikohet nga pilotët.

 

  1. A të afrohen vajzat vetëm prej profesionit?

Ndoshta………

  1. Me sa stjuardesa ke bërë seks?

Si profesionist i mire që jam, po e lë në imagjinatën e lexuesve përgjigjen.

  1. Është e vërtetë që shumica e piloteve janë të alkolizuar?

Përveç disa rasteve sporadike që janë statistika në natyrën njerëzore, është krejt e kundërta; ne pilotet jemi vazhdimisht të nënshtruar ndaj kontrolleve mjeksore të detyrueshme, pra jemi kategoria e punonjësve më të kontrolluar. Madje i nënshtrohemi analizave të papritura të bëra në të gjitha aeroportet ndërkombëtare. Në rast se rezultatet dalin pozitive rrezikojmë vendin e punës dhe ndjekje penale.

 

  1. Të pëlqen më shumë të udhetosh si pasagjer apo si pilot?

Padyshim si pilot për sa kohë vazhdoj të jem i apasionuar me këtë profesion, preferoj të jem në drejtim.

  1. Cila është pyetja që të bëjnë më shpesh si pilot?

Pyetjet janë të shumta sepse është një profesion i veçantë që tëeheq shumë njerëz dhe nxit imagjnatën kolekive. Në çdo rast pyetja më e shpeshtë është nëse kam patur frikë në ndonjë situatë të veçantë dhe nese kam patur ndonjeherë emergjenca të rënda.

  1. Çfarë do t’i thoje pasagjrëve mbi sigurinë e të udhëtuarit me avion ?

Është statistikisht e vërtetuar se avioni është mjeti i transportit më i sigurt nga numri i fluturimeve dhe nga numri i personave të transportuar, në raport me numrin e aksidenteve të ndodhura. Për fat të keq kur ndodh një aksident ajror mund të humbasin jetën shumë persona, pra ngjarja rezulton më e habitshme dhe bëhet përnjëherë lajm në të gjithë botën; ndërkohë miliona njerëz të një kombi mund të vdesin në një vit është shumë më e rëndë por më pak e njohur.

 

  1. Të pëlqen Shqipëria ? Përse?

Për mua Shqipëria ishte një surprizë shumë pozitive. Shumë njerëz mendojnë që Shqipëria është akoma me mantalitetin e viteve më parë. Unë personalisht gjeta një vend me zhvillim të theksuar, njerëz të edukuar, të sjellshëm , të edukuar dhe shumë mikpritës. Ajo që më ka befasuar më së shumti është vlera që i jepet familjes që në Itali për fat të keq po e humbim dhe që në fakt është themeli i një shoqërie të qytetëruar dhe moderne. Pastaj një gjë tjetër që më ka befasuar është bashkëjetesa paqësore fetare ndërmjet feve të ndryshme në Shqipëri. E theksuar edhe nga Papa Francesku gjatë vizitës në vend, “një shembull për botën mbarë”. Në fund një element pozitiv i këtij vendi, të paktën në Tiranë ku unë jetoj, është mungesa e krimeve të vogla dhe siguria që ti ke në çdo orë të ditës dhe të natës. Pikërisht për këto arsye jam transferuar rezident këtu dhe kam në plan të qëndroj./ Dritare.net

 

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.