Ju njohim me shpellën e Gadimës, mrekullinë e rrallë të natyrës në Kosovë

Nga Mrika DUJAKA

Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, mu në zemër të Rrafshit në Kosovës.

Nga Prishtina shkohet në autostradën që shkon në drejtim të Shkupit dhe posa ta keni kaluar rreth rrotullimin te hyrja për qytetin e Lipjani bëhuni gati se do ta ndeshni shenjëne  trafikut disa kilometra para se të arrini në fshatin Gadime ku është bukuria e rralllë dhe deri vonë e mshehur për syrin e publikut , pra SHPELLA E GADIMES…

Për ata që vijnë nga Prizreni atëherë nëse vini Qafës së Duhlës, që është rrugë atraktive por që nuk iu lë të zhvilloni shpejtësi më të madhe se 60 km. atëherë do ta kaloni qytezen e Shtimës e më pastaj atë të Lipjanit dhe për të dalë në Autostradëë ndërtim “Arbën Xhaferi” që shkon në drejtim të Shkupit. Vazhdoni edhe cas kilometra dhe shenjat e trafikut do t’ iu njoftojnë me kohë se si në një rrugë qarkore do të ndaheni për fshatin Gadime që nuk ësht larg nga rruga kryesore as 3 kilometra.

 

SHPELLA: Është e gjatë 1500 metra. Mirëpo për turistët është i mundshem shikimi i saj i 1300 metrave të para të shpellës, pasi që për pjesën tjetër të shpellës ende nuk janë të mundshme kalimet.Në shpellë janë kati i mesëm që është për vizitorë, kati nënujor dhe kati i sipërm. Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është konstante 13 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë.

Shpella e Gadimes është zbuluar nga një fshatar me emrin Ahmet Asllani, i cili në oborrin e shtëpisë së tij gjatë punimit (thyerjes) së gurëve për ndërtimin e shtëpisë kishte hasur në një gropë të vogël në të cilën ka vërejtur disa pjesë të mermerta dhe ka lajmëruar organet kompetente në Lipjan. Për datën në të cilën janë futur në aktet zyrtare këto shënime nuk dihet.

LEXO DHE :  Kryemadhi: Protesta ishte historike, shqiptarët nuk duan të mbeten më jetim

Personat të interesuar për brendinë e shpellës dhe që si duket kanë provuar të hyjnë aty, kanë lajmëruar se edhe brendia e saj është po aq e bukur sikurse ajo që shohin turistët dhe ndoshta edhe më e bukur.

Në shpellë si duket ka edhe disa dukuri tjera natyrore siç është liqeni madhësia e të cilit mund të jetë 15 deri 25 metra.

Kristalet e rralla që gjenden në këtë shpellë nuk gjenden në shumë vende botërore prandaj këto kristale kanë vlerë evropiane, nga madhësia e rritjes së kristalit në një cm për 30,000 vjet kjo tregon se shpella është e vjetër 80,000 vjet!

Në shpellë gjenden shumë simbole te formura nga këta kristalë: Peshku, Mjekra e Skënderbeut, Gjarpri, Romeo e Zhulieta etj.

Fshatarët e këtyre viseve tregojnë për disa gjëra për të cilat ata thonë se i kanë mbajtur pasi që janë frikësuar që ato do të keqpërdoreshin nga sistemet shtetërore që sundonin në Kosovë.

Se sa janë të vërteta këto pohime i mbetet kohës dhe personave të specializuar për vërtetimin e gjërave të tilla.

Ju presim se do të vini një ditë për ta vizituar këtë bukuri të rrallë natyrore në Rrafshin e Kosovës e që më pastajm mund të vazhdoni rrugën për Prishtinë, Prizren ose edhe për Shkup! Ju presim, mirësevini në Gadimen e mrekullueshme! /Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.