Jozefina Topalli tha se demokratët nuk djegin shkolla, vjen përgjigja e Berishës!
E Martë 18 Qershor 2019, 23:11
Dritare.net
Berisha është shprehur se secili është i lirë të ketë mendimin e tij dhe se beteja e opozitës për kthimin e votës së lirë është një betejë e shenjtë dhe ai e mbështet me gjithë qenien e tij.
“Kjo është beteja më e shenjtë që kjo parti ka bërë për votën dhe unë e mbështes me gjithë qenien time. Ata që lexojnë Peshkopinë, Durrësin, ata që mund lexojnë Lezhën, Shkodrën e me radhë, ata e shohin se cili është procesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo nuk është betejë për pushtet por një betejë vetëm e vetëm për votën e lirë. Secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet. Kam bindjen më të thellë se kjo është një betejë për vendosjen e votës”, u shpreh Berisha./e.k-Dritare.net