Joleza i bën thirrje qytetarëve të protestojnë kundër Demarkacionit
E Diel 28 Gusht 2016, 10:10
Dritare.net
Në një postim në faqen e saj në Facebook, ajo njofton ndjekësit se të hënën do të zhvillohet një tubimproteste para Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
“Tubim protestues para Ambasadës së Republikës së Kosovës në TIRANË. Të hënën, më 29 gusht 2016, në ora 12:00, në kundërshtim të marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi” thuhet në mesazhin e Jolezës.