Johnson kryeministër/ Prestigjiozja britanike; Ora më errët për Brexit
Dritare.net
Prestigjiozja britanike “Theindependent” në kryefaqen e saj, ka publikuar nëj foto aspak të zakontë, një karikaturë e Johnson dhe artikullin me titull “Ora më e errët e Brexit” shkruan Dritare.net
Tanimë Britania e Madhe ndodhet në mes të një paqartësie të madhe, se çfarë do të ndodhë me Brexit, çështja që rrëzoi Theresa May, dhe Johnson është i bindur se do të largohet nga BE, edhe pa marrëveshje, duke folur me tone edhe më të ashpëra sesa vetë May.
Anne Milton, ministre e arsimit, dha dorëheqjen minuta para njoftimit se Johnson është zyrtarisht kryeministër, duke thënë se ajo kishte "shqetësime të mëdha" lidhur me kërcënimet e zotit Johnson për një Brexit pa marrëveshje. Ministrat e tjerë pritet të ndjekin shembullin e saj , para se kryeministri i ri të marrë nesër postin nga May, shkruan Dritare.net
Nga ana tjetër, sipas “TheIndependent” mijëra njerëz po protestojnë në Britani kundër zgjedhjes të Johnson si udhëheqës i partisë Konservatore, dhe kryeministër./ I.M-Dritare.net