Johnson: Do të dalim nga BE-ja natën e Halloween

Kandidati më potencial për kryeministër i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është gati që në muajin tetor ta largojë vendin nga Bashkimi Europian edhe pa një marrëveshje.

Johnson ka thënë se pakti ekzistues i negociuar nga kryeministrja në largim, Theresa May, ka marrë fund, ndërsa ka shtuar se pikërisht natën e “Halloween” Britania do të dalë nga BE.

LEXO DHE :  Ndryshoi vendimet në interesin vetjak/ Ndalohet ish-sekretarja e Gjykatës Administrative

“Unë premtoj se do të dalim nga BE-ja natën e halloween më 31 tetor. Miqtë dhe partnerët tanë duhet ta kuptojnë se e kemi seriozisht, dhe se jemi gati të çlirohemi nga retë e disfatizmit dhe negativitetit që na kanë mbështjellë prej kohësh,”-tha Johnson./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.