Joe Binden të mërkurën shpall kandidaturën për President të SHBA

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Binden, planifikon që ta bëjë publik kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një videoje të mërkurën.

Njoftimi pason spekulimet disamujore rreth asaj nëse Bideni, një figurë e fuqishme e partisë demokrate, do të përfshihet në garën për nominim partiak që do t’ia hapte rrugën atij për ta sfiduar presidentin, Donald Trump, më 2020, ka raportuar “Reuters”.

Videoja e Bidenit do të përmbajë pamjet e xhiruara dy javë më parë para shtëpisë së tij në Scranton të Pennsylvanias, ka raportuar gazeta.

Biden ka shërbyer 36 vjet në Senatin amerikane, duke e përfaqësuar shtetin e Delawares dhe tetë vjet si nënpresident në administratën e presidentit Barack Obama. Duke qenë në moshën 76-vjeçare, ai do të bëhet kandidati i dytë më i moshuar i partisë demokrate, pas senatorit Bernie Sanders, i cili është 77 vjeç.

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 23 maj 2019

Me kandidimin e tij, lista e pretendentëve presidencialë demokratë do të zgjerohet në 19. Vëzhgues politikë janë pyetur gjatë javëve të fundit nëse Bideni e ka shtyrë vendimin e tij shkaku i pretendimeve të fundit nga disa gra se Bideni i ka bërë që të ndihen keq, kur i ka prekur gjatë ngjarjeve të ndryshme politike në të shkuarën. Bideni u është përgjigjur këtyre pretendimeve, duke thënë se beson që kurrë gjatë karrierës së tij të gjatë publike nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

“Do të jem shumë më i kujdesshëm dhe kjo është përgjegjësi imja”, ka thënë Bideni. “Gjatë gjithë jetës kam punuar për fuqizimin e grave. Dhe jam angazhuar përherë për parandalimin e abuzimeve”./E.D-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.