Jo vetëm në Evropë, thatësira më e madhe në histori godet Australinë lindore
E Mërkurë 8 Gusht 2018, 15:03
Dritare.net
Thatësira në këtë vend, është quajtur si thatësira më e keqe në historinë e Australisë Lindore.
Uellsi i ri i Jugut prodhon një të katërtën e prodhimeve bujqësore në Australi, dhe zyrtarët kanë dhënë alarmin për thatësirën që po mbizotëron atje.
Qeveritë shtetërore dhe ato federale kanë siguruar një fond prej 576 milionë dollarësh (330 milionë dollarë), për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Fermerët atje kanë dhënë dëshmi tronditëse, në lidhje me të mbjellat e tyre dhe mungesën e ujit për bagëtitë.
Qeveria australiane thotë se disa nga aspektet që ndikojnë në thatësirë, është presioni i lartë atmosferik,dhe mund të jetë më shumë të ngjarë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu./ I.M-Dritare.net