Jeta e “Blondie”, nga fëmijë i braktisur tek heroina e abuzimi: Vjedhja e kitarës më lëndoi më shumë sesa përdhunimi
Dritare.net
Grupi i rrokut u formua nga Debbie Harry dhe kitaristi Chris Stein, njeriu me të cilin ajo do të kishte lidhje për një kohë të gjatë, por pa shkuar kurrë drejt martesës, informon dritare.net, sipas The Guardian.
Ndërsa tani, Debbie Harry, rrëfen gjithë jetën e saj në librin “Face it”, i cili ka dalë në treg në 1 tetor.
Debbie u bë e njohur në moshën 31 vjeç, goxha vonë për industrinë e muzikës dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra për jetën e saj pas këtij momenti.
Përvojat e jetës së saj kanë qenë shpesh traumatike,që nga lindja kur ajo u braktis nga prindërit e saj, por megjithatë artisja thotë se është me fat, informon dritare.net.
Kur ishte fëmijë ajo mbijetoi duke qenë në koma si rezultat i pneumonisë, si një grua e re në New York, ajo punoi për BBC, i shpëtoi një marrëdhënieje abuzive, u bë shofere e New York Dolls, krijoi një bandë vajzash, më pas erdhi "Blondie" dhe Debbie beson se i ka shpëtuar për mrekulli një vrasësi serial të rrezikshëm në New York, i njohur si Ted Bundy, informon dritare.net.
Më pas vijnë rrëfimet për varësinë nga heroina, e plot ngjarje që kanë shënuar jetën e saj. Megjithatë Harry thotë së nuk i ka hedhur dot të gjitha përvojat e saj në këtë libër.
Në fillim të viteve '80, Harry dhe Stein, të cilët ishin të lidhur për 13 vjet, humbën gjithçka. Albumi i tyre debutues, "Blondie", doli në treg në vitin 1976 dhe për vite me radhë ata vizituan gjithë botën. Ata kishin gjashtë hite në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë "Heart of Glass" dhe "Call Me" dhe patën shitje rekord.
Por shpejt ata humbën gjithçka, kur Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme të SHBA i gjobiti ata me një faturë të kripur për taksa të papaguara, madje duke i marrë dhe disa nga rrobat e saj.
Gjatë asaj kohe të dy, ajo dhe Stein merrnin heroinë.
Harry u rrit në qytetin e vogël,New Jersey, ku u birësua nga një familje. Ajo shkruan se frika e braktisjes e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
"Mendoj se diku në të pandërgjegjshmen time, luhej përherë skena prindit që më linte diku dhe nuk kthehej kurrë."
Ajo tregon një tjetër incident të tmerrshëm. Në fillim të viteve 70, kur ajo dhe Stein po ktheheshin në shtëpi pas një koncerti, një burrë i ndoqi ata dhe i detyroi përmes një thike ta linin të futej në shtëpinë e tyre.
Ai lidhi Stein, pastaj Harry-n. Pasi kishte mbledhur pajisjet që do të merrte, kitarën dhe kamerën e Stein, hajduti e përdhunoi atë në shtrat.
Në librin e saj, Debbie shkruan: "Nuk mund të them se ndjeva shumë frikë. Në fund kur gjithçka mbaroi, vjedhja e kitarës më lëndoi më shumë sesa përdhunimi"
. A mund të jetë e vërtetë kjo? "Po",- thotë ajo.
"Dua të them, u zemërova dhe u ndjeva viktimë. Nuk isha rrahur ose dëmtuar fizikisht, ishte gjithçka emocionale dhe mendore. Kjo ishte diçka që do të çonte në degëzime emocionale për pjesën tjetër të jetës sime”, tregon artistja. Burimi: The Guardian. Përshtati për dritare.net J.H.