I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës. Pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.
Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që është themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e '90./L.P.