Jep dorëheqjen ministrja e kabinetit May, Andrea Leadsom

Udhëheqësja e dhomës së përfaqësuesve. Andrea Leadsom, ka dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar i Mayt, duke thënë se ajo nuk beson se qasja e qeverisë do të japë Brexit.

Dorëheqja e saj vjen në mes të një reagimi ndaj planit Brexit të kryeministres Theresa May, nga deputetët e partisë konservatore.

Disa ministra kanë deklaruar për BBC se kryeministrja nuk mund të qëndrojë më, duke thënë se ky është “fundi i linjës”.

LEXO DHE :  Ja shenjat astrologjike me karakterin më të fortë

Kujtojmë se nën qeverinë e Theresa May ndodhi referendum për ndarjen nga BE-ja të Britanisë. Por Brexit nuk ka kaluar në parlamentin britanik edhe pse maxhoranca qeverisëse ka dështuar katër herë në përpjekjet e saj. Por në një përpjekje për të bindur të gjithë deputetët të miratonin planin e saj të tërheqjes, u ofroi atyre mundësinë për një referendum të dytë./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.