Pavarësisht nxehtësisë, këngëtarja na mbajti të freskët të gjithëve me shampanjë edhe një palë bikini , që e tregonin në formë super të bukur. Të mërkurën, J.Lo hodhi një foto me bikini, bashkë me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, vajzën e saj të madhe edhe disa miq të saj. Ajo dukej shumë në formë dhe super seksi.
Ne vendosëm të hymë në Instagramin e J.Lo dhe u mahnitëm. Mamaja e dy fëmijëve, kishte hedhur një foto me bikini të zeza, me një shirit të bardhë, dhe një kapele në kokë, shtrirë në rërën e nxehtë të detit, informon dritare.net
Duke u zbavitur në plazh me një buzëqeshje , ylli i botës së vallëzimit dukej sikur po na pushtone ndërkohë që shfaqte muskujt e saj të tonifikuara dhe këmbët e holla.
Kaq duhej, që 77.4 milionë ndjekësit e saj ta ‘mbytnin’ me komente dhe komplimente, mbi paraqitjen e saj të fundit./K.C/dritare.net