‘Je pa rivalë’, Erion Veliaj i përgjigjet gazetarit: Ja me kë e kemi garën
E Hënë 24 Qershor 2019, 21:09
Dritare.net
Veliaj është shprehur se edhe pse nuk është një garë e fortë Arben Skënderin e ka konsideruar si një person me dinjitet i së djathtës, i cili ka qenë edhe drejtor në bashkinë e Tiranës.
“Edhe pse gara për kryetar nuk është kaq e fortë, për këshillin bashkiak ka një numër më të madh forcash politike që bëjnë fushatë mjaft të zellshme dhe të fortë. E kam thënë gjithmonë se garën e kemi me veten. Kemi fituar ose gati kemi fituar edhe në njësitë që fitonte gjithmonë PD-ja”, u shpreh Veliaj./e.k-Dritare.net