Je kushërirë e Ilir Metës/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit:  Ja pse më shantazhoi!

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në kuvend ditën e sotme ka hedhur akuza ndaj Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kryemadhi tha se Gjonaj  të jetë shumë e kujdesshme në mesazhet apo telefonatat që ju çon  gjyqtarëve.

Kryemadhi tha gjithashtu se deri më tani nuk e ka sulmuar për shkak të lidhjeve familjare që Ilir Meta ka me të, por sot i ka bërë disa pyetje duke kërkuar që Etilda Gjonaj të sqarojë për publikun lidhjet e saj me disa person si dhe disa lidhje të bashkëshortit të saj.

Kryemadhi shtoi ndër të tjera se zonja Gjonaj duhet të kujtonte pse iu pushua bashkëshorti nga puna.

Por, një një reagim nga foltorja e Kuvendit, Gjonaj i është përgjigjur Kryemadhit duke i thënë se po e shantazhon publikisht.

Gjonaj tha se bashkëshorti i saj s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

Isha prezent në një takim me ambasadorët ku raportova për zbatimi ne reformës në drejtësi, Kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi ishin në formën e një shantazhi.. Ndihem e  keq ardhur që këtij flitet për bashkëshortorin tim. Janë në të drejtë n e tyre të zgjedhën mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale. Unë nuk jam këtu për tu marrë që me familjarët apo për të treguar lidhje fare fisnore. Është e vërtetë që bashkëshorti i im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer  në pozicionin që ka patur.

LEXO DHE :  Terrorizohet Lushnja, përplasje me armë mes dy të rinjve në shëtitore

Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti i m nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit,. Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat. Nëse  ka qenë shumë e përfolu ngjarja e fundit  për një hetim në ministrinë e Drejtësisë. Pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetje i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit. Është prokuroria është ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuro që të kem diktuar procesin se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë.”-tha Gjonaj./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.