"Je dëshira për të rritur jetë", ja urimi i veçantë i Jul Dedës për të ëmën!
E Shtunë 20 Korrik 2019, 13:01
Dritare.net
Ndërsa poston foton i përqafuar me të ëmën, Juli bën edhe një dedikim super të bukur. Aktori shkruan se, e ëma është paqja dhe dëshira për të ndërtuar familje dhe rritur jetë.
"I shoh sytë e ty. Ata flasin dhe tregojnë se ti Mam je mirësia vetë, je paqja, je dëshira për te ndërtuar familje, për te rritur jete. Gëzuar ditën e lindjes zemra ime! Qofsh gjithmonë e lumtur dhe e qeshur pranë nesh.
Te dua shume Mam...!",- shkruan Juli në Instagram./K.C/dritare.net