Alexander Wang, Dries Van Noten, Lanvin dhe Versace prezantuan në koleksionet e tyre pranverë/verë 2017 sandalet me gisht, modele këto të zhdukura prej disa kohësh nga pasarelat dhe dyqanet.
Një tjetër prurje janë sandalet Crocs. Këto sandale u ideuan fillimisht për të ofruar rehati, por tashmë kanë marrë një dimension të ri. Stilistët Christopher Kane dhe Collina Strada i kanë sjellë në modele dhe ngjyra të ndryshme këto sandale që edhe pse mund të konsiderohet të shëmtuara, ofrojnë rehatinë që ka nevojë gjithkush prej nesh.
Mos ndoshta stilistët e kohëve të sotme janë duke i shtyrë pak si shumë kufijtë e modës?! Kjo mbetet ta shohim në të ardhmen./dritare.net