Java e fundit e pushimeve, 30 mijë shqiptarë të Kosovës hynë në Shqipëri për 24 orë!
E Shtunë 24 Gusht 2019, 16:04
Dritare.net
Këtë javë të fundit, shtatsit e Kosovës e kanë shfytëzuar për të hyrë në vendin tonë dhe për të kaluar pushimet.
Sipas të dhënave të policisë, më shumë se 30 mijë qytetarë të Kosovës, kanë hyrë në territorin e vendit tonë vetëm 24 orët e fundit.
Pika kufitare e Morinit ka përjetuar fluksin më të madh të këtij sezoni.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, edhe sportelet e policisë së Kosovës që shërbejnë për hyrje në Kosovë janë kthyer në shërbim të hyrjes në Shqipëri./ I.M-Dritare.net