Jam përkthyese në Shqipëri dhe kam një ëndërr!

Nga Etleva Pushi Kondakçiu

Unë kam lindur në një fshat të vogël e të thellë. Aq i thellë, sa edhe gjermani dhe italiani nuk e gjeti ose nuk deshi ta gjente, thoshte im atë.

Kam lindur e varfër. Nuk jam e pasur as sot. As nuk dua të bëhem. Sot, ama, mund të fitoj në ditë aq sa fiton një punëtor në muaj. Punëtorë që e kanë fatin ta kenë një punë. Sot kam gjëra që nuk i kisha imagjinuar kurrë se do t’i kisha.

Si përkthyese e gjej veten shpesh mes njerëzish aq të pasur sa nuk të besohet nga njëra anë e të tjerëve që janë aq te varfër sa të ther në shpirt. E në të dyja anët shoh njerëz njësoj të mirë. Por këto janë dy botë. Dy botë që kanë shumë më shumë nevojë për njëra-tjetrën sesa mund ta shkojnë nëpër mend. Ëndrra ime është t’i afroj, t’i puq.

LEXO DHE :  Ne dhe ata: Fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve

 

Po bëhen afërsisht 200 vetë, shqiptarë e të huaj, që i kam sjellë në Paftal, Sinjë, Berat, një fshat me njerëz punëtorë e të ndershëm, këtë vitin e fundit për të mbledhur qershi. Me dhjetëra të tjerë duan të vijnë.

Të gjithë kënaqen kaq shumë. Unë lexoj shumë më shumë se fjalët e mira në fund. Se kjo, në fund të fundit, është puna ime, të lexoj, të kuptoj, të ndiej. Është puna më e bukur në botë … të përkthesh./ dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.