Ja ushqimet, që nuk duhet t’i mbani bashkë!
Dritare.net
- Kastravecët duhet të qëndrojnë vetëm
Shumë fruta, perime, të tilla si domatet, bananet dhe pjeprat, prodhojnë gaz etilen, një hormon që përshpejton prishjen. Kastravecët janë super të ndjeshëm ndaj këtij gazi, kështu që ata kanë nevojë për vendin e tyre, ndryshe ata do të prishen shumë shpejt. Ju mund t’i ruani ata në frigorifer, por në një enë veç nga frutat e tjera.
- Majdanozin, kopërin, trumzën etj
Nëse keni ndërmend t’i shtoni gjellës tuaj pak erëza, apo bime të gjelbra, mos i fusni ato direkt në frigorifer. Merrni një kavanoz me ujë dhe vendosini aty. Ato mund të mbijetojnë edhe në temperaturë dhome, por ju bëni si të dëshironi.
- Kungullin
Ndonëse kungujt njihen për një jetesë të gjatë, por mollët jo. Ju nuk duhet t’i mbani bashkë në një vend këto fruta dhe perime. Kungujt mbijetojnë mirë në temperaturë mjedisi.
- Perimet me rrënjë
Karota, kohlrabi, panxhari, qepa dhe disa perime të tjera janë perimet me vlera të mëdha ushqyese. Për t'i mbajtur ato sa më të freskëta, ju duhet t’i ruani në një mjedis të freskët, të errët dhe të lagësht. Vendosini në një qese letre, larg njëra-tjetrës dhe ato do të ruhen të freskëta, sugjeron dritare.net
- Mos i lani manaferrat tuaja
Manaferrat janë të lehta dhe të ëmbla për t’i ngrënë. Problemi është se, ato myken shpejt dhe nuk rezistojnë shumë. Ju nuk duhet t’i lani ato deri sa të jenë gati për t’u ngrënë, sepse lagështira është e barabartë me mykun. Para se t’i hani futini në ujë dhe ato do të jenë të pastra. Ju gjithashtu mund t’i fusni edhe në uthull, për të shmangur mykjen e tyre.
- Ndani mollët nga portokalli
Ndonjëherë, nuk mund të mbahen të gjitha bashkë. Ky është rasti me mollët dhe portokallin e fruta të tjera si këto.
Ato nuk mund të mbahen bashkë, pasi prishen shumë lehtësisht. Gazi që gjendet te frutat, i bën ato që të prishen lehtësisht nëse i bashkon i me njëra-tjetrën.
- Ndajini bananet
Ju duhet t’i ndani bananet nga njëra-tjetra, ato piqen të gjitha njëkohësisht edhe kalben shumë shpejt.
- Mos i bashkoni patatet edhe qepët
Para se t’i gatuani mos i vendosni bashkë qepët edhe domatet, pasi do të prishen. Ju mund t’i mbani ato larg njëra-tjetrës, në vende të ndryshme.
- Mos i mbani domatet në frigorifer
Domatet e urrejnë frigoriferin dhe të ftohtin. Nëse keni parë, që ato janë zbutur ose prishur, kjo është si shkak i temperaturës së ftohtë. Mbajini ato në një temperature mjedisi, sugjeron dritare.net
- Lëreni misrat të plasin, por jo shumë
Mënyra më e mirë, për t’i shijuar këtë verë misrat është kur ata janë të freskët. Nëse doni t’i ruani për një kohë të gjatë, ju mund t’i vendosni në frigorifer. Mos e mbyllni misrin në një qese plastike ose letre, por vendosni ato në anën më të ngrohtë të frigoriferit ku nuk i prek shumë i ftohti./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net