Ja tre destinacionet low cost në Europë!

1. Budapest, Hungari

Budapesti është votuar si destinacioni më i mirë europian 2019, si dhe më i liri. Kryeqyteti i Hungarisë është numri një në listën e udhëtimit që sugjeron Europian Best Destination.

Qyteti është i mrekullueshëm, me një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe historike: ofron një ndërthurrje të kulturës, gastronomisë në lulëzim dhe avantazhet e ujërave termale dhe pamjeve të trashëgimisë botërore. Perla e Danubit nuk është vetëm destinacioni më i mirë europian, por është edhe një nga qytetet më të bukura dhe më të sigurta në botë.

2. Braga, Portugali

Braga ka tërhequr udhëtarët nga e gjithë bota për qindra vjet. Braga (1 orë me tren nga Porto) është qytet energjik dhe plot jetë. Qyteti ofron më të mirën e Portugalisë në një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë.

Ecni nëpër rrugët e saj tregtare dhe mrekullohuni me bukurinë e katedrales së saj gotike. Pushoni në kopshtin Santa Barbara ose ecni në majë të Bom Jesus do Monte. Edhe qielli nuk duket të jetë një kufi për Braga-n dhe banorët e saj. Nëse jeni besimtar apo jo, Sanctuary of Our Lady of Sameiro është frymëzues dhe befasues.

Shopaholic? Asnjë problem, Braga ofron një përvojë unike me një përzierje të dyqaneve tradicionale, dyqaneve të reja dhe qendrave tregtare. Dëshironi të lëvizni, vallëzoni, qeshni dhe ndani momente të paharrueshme. Nata më e madhe e bardhë në Europë zhvillohet në Braga me dhjetëra koncerte në rrugë. Braga është bërë për t’u dashuruar, sidomos për aventurierët që kërkojnë përvoja të reja.

LEXO DHE :  Ja gjendja e të plagosurve, nga shpërthimi në ish-Bllok!

3. Monte Isola, Itali

Monte Isola është ndoshta një nga destinacionet më të bukura në Itali. Pranë Liqenit Iseo, vetëm 2 orë nga Milano, Monte Isola ofron më të mirën e Lombardisë, në disa kilometra katrorë. Ky mal i madh që del në mes të një liqeni të bukur është parajsë në tokë. Monte Isola i ka ndaluar lëvizjet e makinave prej një kohe të gjatë dhe i është dhënë titulli “EDEN – Destinacioni Europian i Përsosmërisë” nga Komisioni Europian, për angazhimin e saj për turizmin e qëndrueshëm dhe mirëmbajtjen e prodhimit lokal.

Monte Isola josh udhëtarët nga e gjithë bota; ka frymëzuar artistë të mëdhenj si Cristo që zgjodhën ishullin për koncerte apo festivale. Monte Isola josh familjet, të dashuruarit, alpinistët, ata që dëshirojnë të relaksohen, të ndiejnë origjinalitetin, ngrohtësinë njerëzore dhe respektin për natyrën. Zbuloni vepra artizanale lokale, rrjeta peshkimi, prodhime lokale si sallam, peshk në vaj, asparagus i egër, vaj ulliri ekstra të virgjër, sardele të thata, domate të freskëta etj. Monte Isola është gjithashtu një parajsë për verërat/Monitor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.