Ja si të zgjidhni kremin e duhur për të mbrojtur lëkurën nga dielli!

Në paketimet e kremërave, duhet të jemi përballur shpesh me tre gërma: SPF. SPF na informon për faktorin e mbrojtjes ndaj diellit. Por si të zgjedhim kremin e duhur? Ne ju tregojmë si.

UVA, UVB dhe UVC tregon qe kremi siguron mbrojtje dhe ka filtra për këto tre tipe rrezatimi të dëmshme.

Water resistent: Do të thotë që kremi i reziston ujit deri në 40 minuta.
“Very Water Resistant” do të thotë që rezistenca ndaj ujit shkon deri në 80 minuta.

Sa më e lartë SPF aq më e lartë mbrojtja dhe rrjedhimisht çmimi i kremit, prandaj në këtë drejtim mos u tregoni të kursyer pasi bëhet fjalë për lëkurën tuaj!

LEXO DHE :  62-vjeçarja gjendet e varur në kasolle, në Fier

Si ti përdorim?
Fillimisht kremi aplikohet në lëkurë të thatë, 30 minuta përpara daljes nga shtëpia.
Vendoset në të gjithë sipërfaqen e trupit (tregoni kujdes me pjesën e syrit).
Rivendoseni kremin, gjithmonë pasi të jeni larë në det ose pishina, ndryshe nuk do të ketë efekt.
Këshillohet të vendosni krem mbrojtës edhe kur nuk jeni në plazh. Kjo do të shmangë plakjen dhe njollat e lëkurës./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.