Ja si të ruani sa më gjatë nxirjen e lëkurës nga plazhi!
Dritare.net
Epo, nuk mbaron me kaq… nevojiten një sërë procesesh për ta mbajtur sa më gjatë ngjyrën e trupit e për këtë duhet impenjim.
Më poshtë dritare.net ju sjell 10 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të ruajtur sa më gjatë nxirjen e trupit tuaj.
1) Kujdesuni për ushqimin
Është po aq e rëndësishme si ushqyerja para ekspozimit në diell. Nevojiten frutat e perimet në ngjyrë të verdhë e portokalli, frutat e kuqe antioksiduese, vaj ulliri, i pasur me vitaminë B dhe E. Zakonet e mira në tavolinë janë një prej pikat më të padiskutueshme për të arritur një ngjyrë perfekte e për ta ruajtur atë sa më gjatë.
2) Jo dusheve të ngrohta e të gjata
Kontakti i zgjatur i lëkurës me ujin e ngrohtë favorizon rrjepjen. Më mirë një dush me ujë të vakët, gjë që e ndihmon lëkurën të qëndrojë kompakte dhe elastike. Mundohuni të zgjidhni produkte natyrale për të evituar largimin e nxirjes.
3) Mos e fshini lëkurën. Mos e “stresoni” duke ushtruar forcë
Kur dilni nga dushi, përpiquni vetëm ta mbështesni peshqirin në trup e jo ta tërhiqni përgjatë lëkurës, në mënyrë për të evituar ushtrimin e forcës e kështu humbjen e ngjyrës.
4) Jo produkte me bazë alkoolin, zgjidhni esencat vajore
Mundohuni t’i shmangni produktet me bazë alkoolin, si për shembull parfumet, të cilat përshpejtojnë rrjepjen. Më mirë të përdorni ujërat me erë dhe esencat vajore, të cilat nuk e ndryshojnë hidratimin.
5) Përdorni “scrub”, por zgjidhni atë të duhurin
Delikat, ama i nevojshëm. Mos kini frikë se hiqni ngjyrën e lëkurës, pasi hiqen vetëm qelizat e vdekura, të cilat do të iknin gjithsesi. Diferenca është se eliminohen në mënyrë uniforme duke ndihmuar kështu mbajtjen gjallë të ngjyrës. Dritare.net do t'ju sugjeronte një “scrub” jo shumë agresiv dhe mos e ekzagjeroni. Më pas një krem i mirë hidratues do ta kompletonte të gjithë procesin.
6) Hidratimi nëpërmjet trukut
Si alternativë e kremit hidratues përdorni produkte apostafat për zgjatjen e nxirjen, që përmbajnë përqindje të vogla të substancave autonxirëse. Disa përbërje ngjyrosin lëkurën nëpërmjet një efekti natyral.
7) Përdorni detergjentë delikatë
Pasi të ktheheni nga pushimet, përdorni shampo “të ëmbla”, jo me bazë sapuni por të pasur me vajra e krem hidratues. Ndonjëherë një dush në ujë të vakët ku keni hedhur çaj të zi ju ndez ngjyrën.
8) Miksojini vajrat
Vaji i ullirit dhe ai i avokados janë shumë të rëndësishëm për të hidratuar lëkurën në thellësi e për ta mbajtur të butë. Interesant është fakti se ato mund të miksohen në të njëjtat vende deri në thithjen e plotë nga trupi.
9) Armiku i parë i nxirjes: ajri i kondicionuar
Ajri i kondicionuar është një armik i vërtetë. Ju than lëkurën duke prekur shtresën e parë, pikërisht atë të ngjyrosurën. Nëse dëshironi të keni ngjyrën e preferuar sa më gjatë, mos abuzoni!
10) Lëreni diellin “t’ju puthë” trupin
Përfitoni nga rrezet e fundit, për të ruajtur ngjyrën e përfituar. Mjaftojnë edhe vetëm 20 minuta të kaluara në diell, në kopshtin e shtëpisë apo në tarracë, për të zgjatur kohën e nxirjes./E.B-dritare.net