Ja si të përgatisni kekun më të shijshëm që keni ngrënë ndonjëherë!
E Shtunë 12 Janar 2019, 17:05
Dritare.net
Përbërësit:
180 gr gjalpë
2/3 gotë sheqer
3 vëzë
½ gota miell
¼ gotë mjaltë
4 mollë
2 lugë çaji sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë Cecius. Në një tas të madh kombinoni gjalpin dhe sheqerin, më pas trazojini me një mikser elektrik. Shtoni vezët, mjaltin dhe miellin. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë brumi homogjene. Prisni mollët në feta të holla. Në formën e kekut hidhni gjysmën e brumit. Renditni fetat e mollës dhe spërkatini me sheqer pluhur. Hidhni edhe brumin e mbetur dhe vendoseni në furrë të piqet për 25-30 minuta./dritare.net