Ja si të mposhtni stresin pas festave të fundvitit!
Dritare.net
Është e vetmja periudhë që nuk mendojmë për punën, nuk stresohemi dhe çdo sekond ja kushtojmë familjes.
Por pas kësaj magjie festash që të bën shumë për vete, vjen një moment shumë i hidhur kur duhet t’i rikthehemi realitetit, përditshmërisë, dhe punës së përhershme.
Për shumë njerëz kthimi në punë është vërtet shumë stresues, dhe shikohet si diçka shumë e vështirë.
Por dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë se si ta nisni mbarë punën për 2020 pa u stresuar si herët e tjera.
Mes pushimeve dhe punës lini një ditë kohë ti jepni kohë vetes.
Është e njëjta gjë që përsërisim pas pushimeve të verës, dua dhe ca pushime të tjera. Kështu në fakt ndodh edhe me pushimet e fundvitit. Që të mos e mbani mendjen vetëm te puna, një ditë para se të filloni punën merruni me punët e shtëpisë, sistemoni gjithcka pas festimeve dhe e hëna do jetë shumë normale, ju sigurojmë për këtë.
Mos e stresoni veten që në ditën e parë të punës.
Javën e parë mbaroni vetëm punët dhe detyrat që kanë afatin më të shkurtër për tu dorëzuar, pastaj nisni gjithëçka me ritmin e duhur.
Argëtohuni sërish çdo javë siç keni bërë më parë.
Vërtet kaluam më shumë se një javë me festa, darka dhe dreka mes miqsh dhe të afërmëve por brenda një jave kemi sërish nevojë të dalim për disa orë të argëtohemi. Nëse do i merrni parasysh këto këshilla të dritare.net ju do i ktheheni realitetit në mënyrën më normale të mundshme./I.M-/dritare.net