Çfarë i shkakton rrathët e errëta poshtë syve?
Kur njerëzit shohin se keni rrathë të errët nën sy, zakonisht dyshojnë se keni ndenjur gjithë natën zgjuar dhe po merrni veten nga një mbrëmje alkooli të tepruar. Është e vërtetë se mungesa e gjumit dhe alkooli mund të kontribuojnë, por nuk është gjithmonë kjo arsyeja. Këtu do të gjeni disa nga shkaqet e ndryshme të rrathëve të errët, poshtë syve tuaj.
Gjenet. Rrathët e errët poshtë syve mund t’i prekin njerëzit edhe gjatë fëmijërisë së tyre dhe shpesh janë një tipar i trashëguar. Tek disa fëmijë, kjo largohet me rritjen e tyre, por disa të tjera e mbartin gjatë gjithë jetës. Nëse keni një histori familjare me rrathë të errët poshtë syve, atëherë kjo shpjegon edhe arsyeja pse e keni edhe ju.
Bllokimi. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht të hundëve, mund të shkaktojë zgjerimin e enëve të gjakut rreth syve tuaj. Kjo shkakton që ajo zona të errësohet. Nëse jeni në gjendje alergjike ose të sëmurë me një infeksion respirator të sipërm, ky mund të jetë shkaku i rrathëve.
Kur flini më shumë se duhet. Pavarësisht se burimi më i njohur i rrathëve të errët poshtë syve është mungesa e gjumit, edhe tejkalimi i orëve të gjumit mund të shkaktojë krijimin e rrathëve të errët.
Anomalitë në pigmentin e lëkurës. Lëkura që rrethon sytë është më e hollë krahasuar me pjesën tjetër të fytyrës. Kjo i bën enët e gjakut më të dukshme në zonën poshtë syve. Prandaj shpërndarja jo e rregullt e melaninës, e cila është substanca që i jep lëkurës ngjyrën, mund të shkaktojë rrathët e errët që paraqiten poshtë syve.
Ekspozimi ndaj diellit. Dielli e detyron trupin të prodhojë më shumë melaninë, ndoshta duke shkaktuar edhe rritjen e rrathëve të errët të syve.
Stili jetesës. Pirja e tepruar e duhanit dhe alkoolit kontribuojnë në krijimin e rrathëve. Gjithashtu, njerëzit që kanë tendencë të përdorin stimulues të tillë si kafe apo amfetaminë, mund të flenë pak, duke shkaktuar kështu edhe rrathët e errët.
Mosha. Ndërsa plakemi humbasim yndyrat dhe kolagjenin që rrethon sytë. Kjo, e kombinuar me dobësimin e lëkurës, mund të rrisë paraqitjen e rrathëve të errët poshtë syve.
Tepricë kripërash. Konsumimi i tepruar i kripës apo natriumit pengon qarkullimin e lëngjeve, të cilat mund të prodhojnë rrathët e errët.
Ja çfarë të bëni për të larguar rrathët e errët
Mënyra më e mirë për të larguar rrathët e errët është të gjeni problemin. Për shembull, në qoftë se besoni se shkaku është mungesa e gjumit, përpiquni të flini më shumë. Në qoftë se shkaku është bllokimi i hundëve, përpiquni t’i pastroni shpesh, në qoftë se shkaku është ekspozimi ndaj diellit, përpiquni të qëndroni larg diellit etj.
Por ka edhe një mënyrë tjetër, që është maska e mëposhtme. Ja si ta përgatisni dhe aplikoni atë.
Përbërësit:
1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar
1 lugë çaji lëng të freskët kastraveci
1 lugë çaji patate të sapogrirë
Udhëzimet:
Thjesht përziejini të gjitha bashkë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj si çdo maskë tjetër. Shpëlajeni mirë pas 15 minutash. Bëjeni këtë çdo ditë për të paktën 30 ditë. Mund të përgatisni një sasi të madhe dhe ta ruani në frigorifer për një muaj.
Serum për rrathët e errëta
Përbërësit:
1 lugë gjelle vaj bajame të ëmbël
2 pika vaji esencial barbarozë
Udhëzime:
Hidhini të dy vajra në një shishe të vogël dhe tundeni mirë. Aplikojeni çdo natë përpara gjumit./dritare.net/