Fotografitë selfi janë foto më të popullarizuara në rrjetet shoqërore, mirëpo shumica e njerëzve editon fotografi të këqija. Natyrisht, edhe selfi duhet të dini të fotografoni.
Sot është e pamundur të imagjinoni jetën pa fotoaparat, si edhe pa përgatitje të përsosur të pozave për fotografim.
Megjithatë, një hulumtim zbulon edhe se si të marrin qëndrim kur fotografohen, për t’i theksuar pjesët më të bukura të fytyrave të tyre.
Ky hulumtim zbulon që mjafton vetëm të ktheni anën e majtë të fytyrës nga objektivi i aparatit.
Në të vërtet, ky hulumtim ka treguar që ana e majtë e fytyrës është më ekspresive se ana e djathtë.
Shkencëtarët kanë botuar një studim në një revistë profesionale dhe konstatojnë që njerëzit i tërheq më shumë ana e majtë e fytyrës. Pra, kur herën tjetër të pozoni para fotoaparatit, kthejeni anën e majtë të fytyrës. Edhe pse nuk dyshojmë që pjesa më e madhe e njerëzve tashmë këtë e ka zbuluar.