Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si ta trajtoni aciditetin në stomak në shtëpi!

Ja si ta trajtoni aciditetin në stomak në shtëpi!
Sëmundja e acidit në stomak është mënyra mjekësore për ta përshkruar më saktë atë që e quajmë urth. Në të vërtetë, urthi është një simptomë e acidit në stomak ose sipas termit mjekësor GERD (Gastroesophageal reflux disease), domethënë urthi është një problem që prek rreth 50% të amerikanëve. Lexoni më poshtë për të mësuar disa mënyra të thjeshta, që mund t’i bëni në shtëpi, për trajtimin e acidit në stomak, informon Dritare.net.

Keni dëgjuar për urthin?

Urthi është ai që ju njofton se ju keni ngrënë diçka që nuk pajtohet me stomakun tuaj. Urthi është kur përmbajtja e acidit të stomakut - ose madje edhe e lëngjeve pankreatike - kthehet përsëri në ezofagun tuaj, duke shkaktuar siklet, madje edhe dhimbje, sipas Dritare.net.

Acidi shkakton inflamacion dhe acarim, të cilat mund të ngushtojnë madhësinë e ezofagut tuaj. Simptomat më të zakonshme janë zhurma, djegia e fytit, acarimi, kollitja, vështirësitë në frymëmarrje, simptomat e ngjashme me astmën, ushqimi i mbërthyer në fyt, dhe zhurmë të dhëmbëve, informon Dritare.net.

Urthi rrit shanset për kancer të ezofagut, por jo në mënyrë drastike. Nëse niveli i acidit është duke u rritur, dhe kjo ndodh për një kohë të gjatë në zorrë, atëherë do të ketë më shumë gjasa të zhvillohet 'Ezofagu Barrett', një çrregullim ku qelizat e gjëndrës zëvendësojnë qelizat e zorrëve në stomak, të cilat, me kalimin e kohës, mund të çojnë në zhvillimin e disa qelizave anormale, si dhe drejt kancerit, sipas Dritare.net.

Shumë njerëz që vuajnë nga niveli i lartë i acidit "thjesht ia dalin të jetojnë edhe me të". Ata e trajtojnë duke u përjekur të blejnë ilaçet e nevojshme, si dhe shmangin ngrënien e ushqimeve shumë pikante ose që kanë shumë aromë, shkruan Dritare.net.

Çfarë e nxit urthin në trupin tuaj?

Hapi i parë është të zbuloni se çfarë po shkakton urthin ose rritje të nivelit të acidit në trupin tuaj. Nëse jeni mbipeshë ose i moshuar, yndyra juaj në bark mund të ndërhyjë me funksionin e ezofagut. Pjesa e ezofagut gjithashtu dobësohet me moshën. Substancat e mëposhtme janë agresorë të rëndomtë të simptomave të urthit:

  • çokollata
  • alkooli
  • nikotina
  • kafeina
  • ushqime me yndyrë, djegëse dhe/ose yndyrore.

Ja si të veproni për uljen e aciditetit në trup, në vend që të kërkoni për një antiacid, provoni një nga këto mënyra të shëndetshme në shtëpi për përmirësimin e urthit, informon Dritare.net.

1.Humbni peshë. Studimet tregojnë se humbja nga 8-10 përqind e peshës tuaj ul simptomat e aciditetit të lartë.

2. Ndryshoni dietën tuaj. "Mos u shqetësoni shumë; thjesht bën një ndryshim për rreth 30 përqind të njerëzve", - thotë Patricia Raymond, një gastroenterologe në Chesapeake, VA. "Për më tepër, në problemin me dietë është se ne kemi zbuluar, se shumica e njerëzve do të vdisnin, nëse do të vazhdonin ta ndiqnin atë për pjesën tjetër të jetës së tyre.” Fillimi i mbarë është thjesht të hequrit dorë nga ato ushqimet agresore të përmendura më sipër dhe ngrënia e ushqimeve të gatshme, si ushqimi i shpejtë ‘fast food’ në dietën tuaj, sipas Dritare.net.

3. Lëng me temperaturë normale me ujë dhe limon. "Duke e pirë këtë me një stomak bosh rreth 15-20 minuta para se të hahet ndonjë gjë tjetër, trupi mund të balancojë natyrshëm nivelet e tij të acidit", - thotë Rebeka Fedroëitz, një dietologe e specializuar. Arsyeja për të cilën ju nuk dëshironi ujë të ftohtë është, sepse tenton të tkurrë stomakun dhe zorrët. Uji më i ngrohtë është më i pranueshëm në mënyrë natyrale për ezofagun, stomakun dhe trupin tuaj. Vetëm mendoni për atë që bëni kur keni të ftohtë - ju jeni të tensionuar dhe dridheni për t'u ngrohur.

4. Një lugë gjelle sodë buke në një gjysmë filxhan me ujë - jo e shijshme, por efektive.

5. Uthull molle. Nëse e keni lexuar ‘Shpirtin e Përjetshëm’, do ta dini se sa është i rëndësishëm shtë uthulli i mollës dhe sa shumë mrekulli mund të bëjë kjo çudi e vogël. Ka shumë pak acid që prodhohet në mënyrë adekuate për të tretur ushqimin e ngrënë", - thotë Christina K. Major, mjekja dietologe në Trevorton, PA. Pickles; lakrat turshi, dhe ushqime të tjera shumë të pasura me acid gjithashtu ndikojnë në stimulimin e acidit, informon Dritare.net.

6. "Produkti me ‘Saccharomyces boulardii’, një lloj probiotiku specifik për zorrën e vogël për të ndihmuar në thithjen e vitaminave të rëndësishme për të balancuar procesin e tretjes", - thotë Stella Metsovas, autorja e "21 Day Digestive Health Detox."

7. Elbi është një tjetër produkt bimor, që ju mund ta provoni, si kapsulë, pluhur, ose me formën e tabletës. Ajo do të zbutë indet e irrituara të procesit të tretjes.

8. Koha e çajit. Çaji i kamomilit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të aciditetit. Çaji me piper të ëmbël është një nga elementet e preferuar pas vaktit, sepse gjithmonë ndihmon stomakun tuaj kur është plot ose i lodhur, informon Dritare.net.

9. Çamçakëz. Mbani në gojë një çamçakëz dhe do të rrisë prodhimin tuaj të pështymës, e cila redukton nivelet e acidit në ezofag.

10. Flini në anën tuaj të majtë. Kjo është padyshim këshilla më interesante. Studimet zbuluan se gjumi në bark ose në anën tuaj të djathtë shkakton presion të panevojshëm në zorrë dhe rrit simptomat e urthit, sipas Dritare.net.

Herën tjetër kur të keni përpara tacos, pica, ose ndonjë nga ushqimet që gjenerojnë urthin, merrni një mollë të shijshme, të kuqe për ëmbëlsirë dhe më pas merrni një copë çamçakëz, informon Dritare.net.

Oh – dhe ju lutem mos flini më në bark!/Përshtati: Donatela Guri-Dritare.net