Ja si ta bëni shtëpinë, të duket si hotel luksoz!
Dritare.net
- Bëni një krevat komod
Kthejeni shtratin tuaj në relaksues duke ndryshuar dyshekun, mbulesën, jastëkët etj. Përdorni disa mbulesa pambuku dhe do të jeni shumë rehat kur të shtriheni për të fjetur.
- Flini në qetësi të plotë
Qetësia është ajo që karakterizon hotelet. Janë të vendosur larg rrugëve, larg qytetit, por lagjet tuaja nuk janë kaq komode. Në shtëpi përdorni ‘LectroFan’ për të neutralizuar zhurmat dhe të flini qetësisht. Ky është një kontrollor zhurme, dhe reduktues.
- Shuaj etjen
E dini se mund të dehidratoheni ndërkohë që jeni duke fjetur. Prandaj gjithmonë kur keni etje, pini nga një gotë ujë, do të ndjeheni të rehatshëm dhe do të flini shumë qetësisht. Kjo është edhe arsyeja, pse hotelet vendosin një kane me ujë në dhomat e klientëve, informon dritare.net
- Përdorni aromatizues të mirë kur laheni, këshillonj dritare.net
- Ta bësh gjumin ëndërr
Nuk është vetëm mungesa e stresit nga puna, apo punët e shtëpisë, ato që ju bëjnë të flini qetë në nj hotel, kur shkoni me pushime. Është edhe cilësia e dyshekut. Plus që, a e dini çfarë ndodh nëse flini në një dyshek të vjetër? Gjumi juaj prishet. Dritare.net ju sugjeron të blini një dyshek të ri dhe të rehatshëm.
- Relaksohuni me robdishan
Veshja e një robdishani do t’ju bëjë ju të jeni më të relaksuar, ashtu si në hotel, sugjeron dritare.net
- Ndryshoni pasqyrën tuaj
E keni vënë re, sa kollaj mund t’i hiqni qimet, të pastroni fytyrën në hotel? Kjo sepse ata ofrojnë komoditet. Aty do të keni një pasqyrë zmadhuese, dhe drita të cilat do t’ju ndihmojnë të shihni më qartë. Pse mos i keni edhe ju këto në shtëpi?
- Pastroni rrëmujën tuaj dhe sistemojini tualetet, rrobat etj.
- Aromatizojeni mirë dhomën tuaj, ashtu si hotelet, këshillon dritare.net
- Fikeni dritën pa u ngritur, duke përdorur pajisjet e posaçme.
Këto pajisje elektronike e bëjnë shtëpinë tuaj të duket më luksoze dhe e bukur. Me telefonin tuaj, WI-Fi-n dhe duke përdorur sistemin Levitor Decora Smart dimmer, ju jo vetëm që do të fikni dritën pa u ngritur nga krevati, po do të reduktoni edhe zhurmat, informon dritare.net
- Largoni qilimin e kuq
Largoni qilimat e kuq që keni në shtëpi, përdorni tapeta, që do t’ju rehatojnë këmbët dhe të ndiheni të relaksuar, si në hotel.
- Përdorni varëse prej druri
Ndërkohë që ju u këputët duke blerë varëse prej kauçuku, pse nuk merrni me mirë disa prej druri? Ato do ta bëjnë gardërobën tuaj të duket më elegante edhe e sofistikuar, si hotelet, këshillon dritare.net
- Kthejeni dhomën tuaj të gjumit, në një sallë pritjeje
Një divan i rehatshëm në dhomën tuaj të hotelit e bën më relaksues qëndrimin tuaj, mikpritës dhe ofron një krevat shtesë për mysafirët. Pse mos e bëni këtë edhe në shtëpinë tuaj? Merrni një divan të vogël edhe e vendosni në dhomën e gjumit. Përveçse do të relaksoheni pa qenë nevoja të shtriheni në krevat, edhe mund të vendosni dikë tjetër të flejë./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net