Ja si e komentojnë spanjollët sulmin e turistëve në Shqipëri
E Hënë 19 Gusht 2019, 20:08
Dritare.net
Komentet kundër pronarit të lokalit
Shqipëria është një vend gangsterësh, çfarë prisni? Veprimi i këtij pronari tregon nivelin e shërbimit ndaj turistit. Ata nuk duan të paguajnë sepse kanë pritur dy orë për të marrë porosinë. Duke parë këto pamje nuk dua ta imagjinoj si janë sjellë ata brenda. Ka disa vende ku është më mirë të mos bësh turizëm.
Komentet në mbrojtje të pronarit të lokalit
Shumë arrogant ky njeri. Nuk e di se si gazeta mund të pozicionohet në favor të tij.
Ata që ulen në bar apo në restorant e kanë të vështirë të presin qoftë edhe një minutë më shumë. Sidomos spanjollët që shquhen se janë të paduruar. Do më pëlqente të shikoja njerëz të qetë në çdo restorant në Spanjë, por kjo nuk ndodh./dritare.net