Ja shenjat astrologjike me karakterin më të fortë

E dini cilat janë shenjat që nuk durojnë shumë, debatojnë, ulërasin dhe konfliktohen? Zbulojini!

Luani. Kjo shenjë zjarri e influencuar kryesisht nga Dielli, do gjithmonë të shkëlqejë. Autoritarë, krenarë, kokëfortë dhe ndonjëherë edhe kapricozë, luanët duan të dominojnë përherë. Ata adhurojnë të drejtojnë dhe ta bëjnë botën siç duan ata. Nëse mundoheni t’i kundërshtoni, t’iu jepni urdhra apo t’iu impononi zgjedhjet tuaja do acarohen dhe do inatosen.

Ujori. Anikonformistë dhe rebelë të përhershëm në shpirt, personat e kësaj shenje urrejnë të bëjnë si të tjerët. Shpesh ata janë ekstravagantë dhe gati të bëjnë çdo gjë për të dalë nga mjedisi ku ndodhen. Në shumë momente provokojnë dhe e teprojnë vetëm për kënaqësi. Sipas Dritare.net, në punë ujorët janë alergjikë ndaj urdhrave dhe hierarkisë çka krijon shpesh situata të ndërlikuara dhe delikate edhe me shefat.

Akrepi. Me personalitetin pasionant, vullnetin dhe sigurinë në vetvete, akrepat dallohen lehtësisht në shoqëri. Nëse shumicën e kohës karizma dhe forca e karakterit i impresionon të tjerët, kur askush nuk i përgëzon dhe nuk iu kushtin vëmendje ata shndërrohen tërësisht. Akrepat urrejnë që dikush t’iu rezistojë dhe kur ndodh tregohen agresivë.

LEXO DHE :  Blerja e arit me urdhër të kryeministrit, Meta refuzon ligjin

Gaforrja. Personat e kësaj shenje kanë shumë besim në vetvete. Ata gjithashtu e vlerësojnë shumë veten dhe duan të imponohen dhe të imponojnë zgjedhjet e tyre në fushën profesionale, në familje e në shoqëri. Kur kanë për të thënë diçka ata nuk tregohen aspak diplomatë dhe thonë edhe gjëra që mund të lëndojnë pamasë.

Dashi. Të udhëhequr nga Marsi është pak të thuash se dashët kanë një karakter të fortë. Impulsivë, dinamikë dhe të vendosur ata janë shumë të zjarrtë, e thonë atë që mendojnë dhe duan të bien në sy. Mjaft autoritarë, ata mendojnë se janë shefa dhe duan të japin urdhra pa menduar se mund të lëndojnë. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.