Ja rregullat që duhet të dini për takat e larta!
Dritare.net
Por dritare.net sot në këtë artikull do iu tregojë disa truke të thjeshta sesi t'i zgjidhni këpucët me taka më të rehatshme në mënyrë që mos të na shkaktojnë kaq shumë dhimbje.
Lartësia e duhur
Edhe pse dëshironi të jenë shuëm të larta, ju duhet të zgjidhni takat në mënyrë që ti vishni ato cdo ditë. Nëse vishni çdo ditë taka të lartë, dëmtoni shumë kockat. Mund të shfaqen edhe probleme me shtyllën kurrizore nëse i mbani veshur gjatë takat.
Ndonjëherë duhet t’i ndryshoni takat e larta me këpucë të sheshta. Dritare.net ju sugjeron gjatësinë e takës së rehatshme nuk duhet ta merrni nëse e kalon 4 cm.
Për të veshur taka, dhe mos keni problem duhet t’i kushtoni vëmendje distancës mes thembrës dhe mesit të këpucës.
Sepse sa më e lartë të jetë thembra, aq më e shkurtër do të jetë distanca. Një distancë prej 6 cm konsiderohet në rregull, kjo i bën këmbët të qëndrojnë siç duhet me qëndrueshmërinë maksimale.
Numri i këpucës
Dritare.net ju sugjeron të gjitha vajzave që kur zgjidhni një palë këpucë me taka, është mirë t'i blini ato pak më të mëdha se numri i këmbës suaj. Në këtë mënyrë ato nuk do t'ju vrasin dhe do të ecni rehat.
Materiali
Zgjidhni materialet cilësore dhe origjinale. Për të qenë sa më rehat, këpucët më të përshtatshme janë ato prej kamoshi natyral ose lëkure./A.C/dritare.net