Ja pse nënat me shumë fëmijë, jetojnë më gjatë!
Dritare.net
Duke pasur shumë fëmijë jeta e tyre mbushet me shumë aktivitete pasi duhet të ndjekin nga afër të gjithë fëmijët. Sipas studimeve ka rezultuar se lindja e shumë fëmijëve mund t’iu japë më shumë se kaq lumturi.
Ekspertët zbuluan se sa më shumë fëmijë të keni, aq më gjatë do të jetoni dhe për këtë ka argumente.
Ditare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa studime shkencore që shpjegojnë pse dhe se si një nënë me shumë fëmijë mund të mësojë shumë dhe jetojë më gjatë sesa nëj nënë që ka vetëm një fëmijë.
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor studioi një grup të madh australianësh të vjetër për të gjetur se si mungesa ose prania e fëmijëve, ndikon në jetëgjatësinë e grave. Rezultoi që gratë që kishin 2 fëmijë e kishin 17% të ulur rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që nuk kishin fëmijë. Gratë me 3 fëmijë demonstruan një rrezik më të ulët vdekjeje që ishte 20% më pak dhe ky model vazhdoi me një numër më të madh fëmijësh. Pra, cilat janë arsyet për këtë efekt fantastik të amësisë?
Lindja e shumë fëmijëve ngadalëson plakjen qelizore, sugjeron një nga teoritë
Studimi i kryer nga një ekip ekspertësh nga universiteti Simon Fraser në Kanada ka treguar se gratë me më shumë fëmijë kanë gjasa ta kenë më të ngadaltë procesin e plakjes së qelizave të tyre. Profesori Pablo Nepomnaschy dhe studiuesja postdoktorale, Cindy Barha studioi gratë nga Guatemala të cilët treguan shenja qelizore të jetëgjatësisë.
Profesor Nepomnaschy dhe ekipi i tij ishin të befasuar për të mësuar se gratë me telomeres më të gjatë kishin më shumë fëmijë. Shkencëtarët besojnë se ky fenomen mund të lidhet me rritjen dramatike të estrogjenit, të cilat nënat e shumë fëmijëve përjetojnë. "Estrogjeni funksionon si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat kundër shkurtimit të telomereve", thotë profesori.
Konteksti social dhe psikologjia mund të jenë të rëndësishme
Pablo Nepomnaschy përmend një arsye tjetër për lidhjen e fëmijëve me jetëgjatësinë. Ai beson se konteksti social tek nënat mund të bëjnë një ndryshim. Nënat me shumë fëmijë në përgjithësi marrin më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjet e tyre të cilat pozitivisht ndikojnë në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale. "Mbështetja më e madhe çon në një rritje të sasisë së energjisë metabolike që mund të ndahet për mirëmbajtjen e indeve, duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes", thotë ai.
Hulumtimi i kryer nga një ekip ekspertësh nga universiteti Edith Cowan në Perth në Australi tregoi se familjet me 4 ose më shumë fëmijë marrin kënaqësinë më të madhe të jetës. Doktor Harman është i sigurt se kjo lidhet me rritjen e mbështetjes së ndërsjelltë brenda familjes dhe një atmosferë paqësore psikologjike. "Fëmijët kurrë nuk janë të mërzitur, kanë dikë që të luajnë dhe janë të krijojnë pavarësi ", thotë mjeku.
Po juve si ju duken këto teori? Jeni fëmijë që keni më shumë se një motër ose vëlla, apo jeni fëmija i vetëm? Ne të dritare.net ju presim të na tregoni me duke komentuar më poshtë sesi është jeta në familjen tuaj./Përshtati nga Brightside/A.C/dritare.net