Ja pse Meghan dhe Princi Harry s’duhet të kapen përdore në sy të Mbretëreshës!

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk rrinë dot pa u kapur përdore. Doemos, dashuria e tyre për njëri tjetrin, është aq e madhe, sa mund të thyhen edhe rregullat. Sipas protokollit, ata nuk duhet të kapën përdore në sy të Mbretëreshës. Në një dalje publike, javën e kaluar, rojet mbretërore, kapën një moment, kur Meghan po tentonte të kapte përdore princin Harry. Harry si i shpejtë që është, ia largoi duart me hijeshi, duke mos e fyer, informon dritare.net

Qëkur ata e bënë daljen e tyre të parë publike,  në Lojërat e Invictus shtatorin e kaluar, Harry dhe Meghan janë kapur përdore, përqafe etj. Por tani që Meghan është një anëtare zyrtare e familjes mbretërore, ata duhet të përmbahen dhe të mos e shfaqin dashurinë e tyre në publik, veçanërisht në ngjarjet formale mbretërore.

Po pse nuk duhen të kapen përdore? Sipas dritare.net, përveçse e thotë edhe protokolli, Mbretëresha Elizabet dhe princi Filip, kurrë nuk e kanë treguar dashurinë e tyre në publik. Pavarësisht nga martesa e tyre 70-vjeçare, ata kurrë nuk janë kapur përdore në publik, për shkak të “ vlerave stoike”, të brezit të tyre. Epo kohë tjetër ka qenë, në jemi kohë tjetër, rregullat duhet të ndryshojnë apo jo?

LEXO DHE :  Rama vonohet në aktivitet: Kërkoj falje, nuk është vonesë udhëheqësish

Image result for mbreteresha elizabet, princi filip

Dashuria e hapur e Harry dhe Meghan është me të vërtetë një largim nga sjellja e zakonshme mbretërore. Kur bëhet fjalë për rregulla mbretërore, këto duhet të ndiqen.

Marrim për shembull, princin William dhe Kate Middleton, të cilët rrallëherë shfaqen në publik dorë për dore. Pse ata nuk janë të dashuruar thoni ju?

Po, sigurisht që janë, por Kate siç duket i ka mësuar mirë rregullat edhe po i zbaton mirë ato. Edhe Meghan do  t’i mësoje, me kalimin e kohës./ Përshtati: Kadrije Çako/ dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.