Ja pse Kate Middleton nuk do të bëhet kumbarë e fëmijës së Meghan dhe Harryt!
E Premte 11 Janar 2019, 07:07
Dritare.net
Pyetja është se kush do të jenë kumbarët e foshnjës.
E motra e Meghan, Samantha Markle jo, por mësohet se as Kate Middleton nuk do të jetë.
Kjo nuk ka të bëjë me “zënkën” që ato dyja kanë pasur mes njëra-tjetrës.
E gjithë kjo ka një shpjegim, pasi dhe Harry nuk është bërë kumbarë i fëmijëve të Kate dhe William.
Sipas korrespondentëve mbretërore, Kate nuk do të jetë kumbara e fëmijës së Meghan dhe Harryt, pasi duke qenë të afër familjarë ata kanë detyrim që të kujdesen për fëmijën, pa qenë kumbarë.
Pra, duhet dikush tjetër që nuk është kaq i afërm, që të bëhet kumbarë për foshnjën që shumë shpejt do të vijë në jetë./E.B-dritare.net