Ja pse duhet t’i hiqni këpucët sapo të arrini në shtëpi!

Sapo të mbërrini në shtëpi, është mirë që të hiqni këpucët për disa arsye që jua sjell dritare.net. Pasi t’i lexoni do të jeni dakord me ne.

Toksina

Një studim i Shkencën dhe Teknologjinë e Mjedisit zbuloi se është shumë e lehtë që toksina që marrin këpucët të shpërndahen në shtëpi. Ekspozimi ndaj tyre mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, madje dhe shqetësime gastrointestinale. Mendoni për herën tjetër kur futeni në shtëpi dhe nuk i hiqni direkt këpucët.

Bakteret

Hulumtimet e Universitetit Houston zbuluan se 40% e këpucëve janë të kontaminuara me bakteret që shkaktojnë diarre. Mos i vishni këpucët në shtëpi pasi ka gjasa që bakteret të përhape shumë shpejt.

Papastërtitë

Përtej grimcave të padukshme për syrin, duhet të keni kujdes dhe me pluhuri dhe papastërtinë. Dyshemeja dhe tapetet në shtëpi do të bëhen pis. Puna juaj do të dyfishohet, ndaj bëhuni më të kujdesshëm.

Respekti

Akti i heqjes së këpucëve nuk është vetëm shëndetësor dhe higjienik, por edhe shenjë respekti. Heqja e këpucëve tregon barazi dhe është një veprim shumë i thjeshtë fizik. Heqja e këpucëve tregon se ju po lini jashtë dere botën e jashtme dhe kujdesuni që të mos prishni hapësirën brenda.

LEXO DHE :  Arbana Osmani publikon recetën e parë të librit më të ri: Gati për 5 minuta

Dëmtoni dyshemenë

Këpucët gërvishtin dyshemenë. Kufizoni ecjen në parket me këpucë. Juve nuk ju kushton asgjë të hiqni këpucët dhe të hyni brenda.

Zhurma

Zhurma e këpucëve është e njohur për të gjithë ata që jetojnë në apartamente. Fqinjët sipër, kur ecin me këpucë, shkaktojnë zhurmë, dhe kjo është bezdisëse. Por mos harroni, që nëse ju ecni me këpucë në shtëpi, fqinjët poshtë jush, bezdisën. Për këtë arsye ju duhet të hiqni dorë nga mbajtja e këpucëve brenda në shtëpi.

Këmbë të shëndetshme

Kur ju mbani këmbët në këpucë, ata nuk janë të lira. Ju nuk lejoni që këmbët të kenë fleksibilitet në muskuj. Gjithashtu ju stimuloni pikat e presionit në këmbët tuaj, duke mbajtur veshur këpucët. Këpucët i dëmtojnë këmbët, mos e harroni këtë!/E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.