Ja pjata e preferuar e secilës shenje astrologjike

Nga njëra shenjë tek tjetra preferencat kulinare nuk janë të njëjta. Zbuloni cila pjatë apo gatim i përshtatet secilës shenjë.

Dashi: Një pjatë pikante. Kjo pjatë përshtatet plotësisht me natyrën tuaj të fortë dhe impulsive.

Demi: Një pjatë gastronomike. Ju jeni shumë përzgjedhës dhe doni që pjata të ketë përmbajtje sa më të mirë. Ëmbëlsirat kalorike më mirë shmangini.

Binjakët: Një pjatë e thjeshtë dhe e lehtë. Vakti për ju duhet të jetë sa më i këndshëm dhe nuk preferoni ta teproni.

Gaforrja: Një pjatë e shijshme. Sipas Dritare.net, një supë, makarona apo një ëmbëlsirë me çokollatë do ishin perfektet për ju.

Luani: Një pjatë e shtrenjtë luksoze. Ju adhuroni gjërat e rafinuara. Caviar, kërpudha të rralla… shija për ju duhet të jetë sa më e veçantë.

Virgjëresha: Një pjatë e shëndetshme. Ju kontrolloni me kujdes përbërjen e pjatës dhe kërkoni gjithmonë gjëra bio dhe të pasura me fibra.

LEXO DHE :  Deri tani 340 lëkundje, sizmologu: S’ka nevojë për alarm, rreziku kaloi

Peshorja: Një pjatë e ekuilibruar. Juve nuk mund të konsumoni çdo gjë dhe në çdo vend. Gjithçka duhet të jetë e mirëmenduar dhe e ekuilibruar.

Akrepi: Një pjatë feste. Edhe ju jeni pasionantë dhe adhuroni të provoni gatime të reja si ato kur shkoni nëpër festa të ndryshme.

Shigjetari: Një pjatë ekzotike. Juve ju pëlqen origjinaliteti dhe doni të provoni të gjitha pjatat e botës. Gjithsesi mirë është të tregoheni të matur.

Bricjapi: Një pjatë e thjeshtë tradicionale. Mish, gjellë, perime. Klasiket janë ato që bëjnë për ju.

Ujori: Një pjatë e zonës. Gatimet e zonës nga jeni janë ato që ju pëlqejnë më shumë, por sigurisht me ndonjë ndryshim të vogël.

Peshqit: Një pjatë ëndrrash. Juve adhuroni gatimet e detit dhe një pjatë ë tillë mund t’iu kënaqë sa duhet. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.