Foto/ Ja kush janë ministrat e propozuar teknikë!
Dritare.net
Zv/kryeministër Ledina Mandia, ish-avokate e shtetit. Me profesion juriste, ajo ka qenë edhe një ndër propozimet për Këshillin Drejtues të RTSH.
Minister i Brendshem Dritan Demiraj. Ka 24 madalje në ushtri dhe në sport. Trajnues i misioneve paqëruajtëse "Eagle". është nderuar me dekoratën "Nderi i Kombit".
Minister i Financave Prof. Asoc. Dr. Helga Vukaj .Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor
Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e
fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme).
Minister Drejtësie Gazmend Bardhi, ekspert ligjor
Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino, lektore FSHS
Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri, Kirurg, Gastrohepatolog.
Ai është me profesion Kirurg, Gastrohepatolog. Ka mbajtur postin e zv/rektorit të Universitetit të Shëndetësisë dhe për më shumë se 20 vjet ka qenë pedadog i kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë. është i njohur për përdorimin e teknikave të reja kirurgjikale kryesisht në fushën endoskopike dhe laparaskopike. I vetmi kirurg shqiptar që u shpall fitues i bursës Fulbright në National Naval Medical Center ëashington DC dhe i vetmi mjek shqiptar anëtar i American Society of Gastrointestinal Endoscopy, i njohur në literaturën ndërkombëtare për kontributin në kërkim shkencor të teknikës së përdorur prej tij në vitin 1997 për endoskopi gastrointestinale.
Minister i Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha.Ajo rezulton të ketë mbajtur detyrën e kreut të njësisë së blerjes së energjisë dhe zhvillimit të tregut rajonal në CEZ.
Avokat i Popullit, Erinda Ballanca
Kreu i KQZ, Klement Zguri / dritare.net