Aktori i njohur si Kemal nga seriali “Dashuri e Pafund”, Burak Ozcivit edhe pse është një nga aktorët më të kërkuar nuk e ka kapur dot shikueshmërinë që ai priste në dy filmat që ka bërë. Dritare.net informon se filmi dhe seriali që ka bërë në vitin 2015 së bashku me bashkëshorten e tij aktoren turke Fahriye Evcen ka pasur një shikueshmëri dhe interes të madh nga të gjithë. Për këtë arsye aktori turk ka vendosur që projektet e radhës t’i bëjë me bashkëshorten e tij dhe planifikon që të marrë mbi 1 milion shikueshmëri në filmin që do të bëjë. Cifti i njohur pas tre vitesh lidhje janë martuar verën që shkoi./M.S-Dritare.net