Ja kush është çifti më i pasur në Hollywood!
Dritare.net
Nga hulumtimet e fundit ka rezultuar se, Beyonce dhe Jay-Z janë çifti i famshëm më i pasur, jo vetëm në Hollywood, por edhe në botë, informon dritare.net Sigurisht çifti pasur ka edhe një moto: ‘Unë nuk jam një biznesmen, unë jam një njeri i biznesit". Dhe mund të themi se kjo është e vërtetë.
Ndonëse nuk ju duk shumë shokuese, por Beyonce dhe jay-Z janë shumë të pasur. Ndërkohë që ne notojmë në pishina, çifti noton në para. Tmerrësisht e vërtetë kjo.
Çifti ka biznese të mëdha, nga të cilat sigurojnë të ardhurat e tyre. Edhe Beyonce, nuk e filloi tani karrierën, ajo ka vite jo vetëm që këndon, por edhe ka marrë pjesë edhe në filma të ndryshëm. Imagjinoni pak sa para merr çifti nga shitjet e albumeve muzikore. Beyonce sa i përket albumeve fiton më shumë, rreth 26 milionë dollarë, ndërsa Jay vetëm 23 milionë dollarë, në një album informon dritare.net
Ndërkohë, edhe Jay-Z ka shumë biznese të tjera. Ai zotëron një zinxhir restorantesh të quajtura ‘Klubi 40/40’. Ai gjithashtu zotëron edhe një ‘kompani’ shampanje, ‘Armand de Brignac”. Ka pasur edhe një rrjet dyqanesh veshjesh, por i ka shitur. Edhe Beyonce nuk është pak, jo. Përveç muzikës ka pasur edhe shumë biznese të tjera.
Të dy si çift kanë pasur edhe shumë biznese, nga ku kanë fituar shumë para, të cilat e kanë bërë çiftin më të pasur në Hollywood. Janë aq shumë, saqë edhe ne nuk po i shkruajmë dot, e jo më t’i mbajmë mend./K.C/Dritare.net