Ja kush do jetë prezantuesja e tjetër, e netëve finale të “Këngës Magjike”!
E Diel 4 Nëntor 2018, 19:07
Dritare.net
"Bashkëprezantuese do të jetë Bora Zemani. Por, nuk do të jemi vetëm ne të dy. Kemi edhe një të tretë. Ajo nuk jeton në Shqipëri, por është një dashuri shqiptare,” tha Arditi.
Nëpërmjet një komunikimi në Skype, Arditi bëri të ditur që ajo do jetë balerina e njohur, Klaudia Pepa.
Klaudia momentalisht po ndjek karrierën në Itali, por tha se do rikthehet me një ‘ushtri’ me vete, duke lënë të nënkuptohet se do vijnë 12 balerinë të ‘Mediaset’, të ‘Amicit’.
Dy netët e gjysmëfinales do mbahen në datat 5 dhe 6 dhjetor, ndërsa finalja e madhe me 8 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve./E.B-dritare.net