Ja këshillat e Dua Lipës, për vajzat që duan të dalin në skenë!

Dua Lipa ka folur për vështirësitë që ajo kishte hasur deri tani, për t’u bërë një artiste kaq e njohur në botë, në industrinë e muzikës.

Ylli i popit, e cila së fundmi ka fituar çmime shumë të rëndësishme në muzikë, ka dhënë një intervistë për eventin “Futures Forum ILMC”.

Gjatë bisedës, këngëtarja foli dhe për fillimet e saj në karrierë, për vështirësitë që kanë femrat në rrugën e famës, në krahasim me muzikantët meshkuj.

“Si femra, ne duhet të punojmë më shumë, për t’u dëgjuar dhe vlerësuar. Është vetëm një nga ato shumë gjëra. Kur je artist, dhe nuk luan piano apo kitarë, njerëzit mendojnë se je vetëm prodhues, dhe ti duhet të punosh shumë për t’u treguar njerëzve veçantinë e asaj që ti bën”, tha Dua.

LEXO DHE :  Foto/ Zaimina Vasjari nxjerr në pah format trupore

Dua lipa gjithashtu shtoi se ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe se kurrë nuk ka pasur frikë të tregojë të vërtetën. “Është një detyrim ndaj fansave të mi”, përfundoi këngëtarja./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.