Kazuo Ishiguro ka lindur në Nagasaki, Japoni, më 8 nëntor 1954. Ai erdhi në Britani në vitin 1960, kur babai i tij filloi kërkimet në "Institutin Kombëtar të Oqeanografisë" dhe u arsimua në një shkollë të ciklit të lartë për djemtë, në Surrey.
Më pas, ai ka studiuar në Universitetin e Kentit, Canterbury, ku lexoi Anglisht dhe Filozofi. Ai ishte gjithashtu i punësuar si punëtor i komunitetit në Glasgow (1976), dhe pas diplomimit punoi si punonjës social në komunitetin në të cilin jetonte, në Londër.
Kazuo Ishiguro filloi të bëhej i njohur në qarqet letrare të Mbretërisë së Bashkuar, në fillim të viteve tetëdhjetë, megjithëse më herët kishte marrë leje, që të botonte disa artikuj dhe histori në disa revista letrare.
Ai studioi "Shkrim Kreativ" në Universitetin e Anglisë Lindore, ka qenë anëtar i kursit pasuniversitar të drejtuar nga Malcolm Bradbury, ku u takua me Angela Carter, dhe u bë mentor shumë herët. Ai ka shkruar me kohë të plotë, që nga viti 1982. Në vitin 1983, pak pas publikimit të romanit të tij të parë, Kazuo Ishiguro u emërua nga revista "Granta" si një nga 20 'Më të Mirët e Shkrimtarëve të Rinj Britanikë'. Ai u përfshi gjithashtu në të njëjtën ceremoni, kur u përsërit në vitin 1993.
Puna e fundit e Ishiguro-s, "Nocturnes: Pesë Tregime të Muzikës dhe Muzgut (2009)", është një cikël poetik me një histori të shkurtër dhe një ndërprerje të papritur me formën e romanit. Ose ndoshta 'Nocturnes' është më shumë një kthim në formë sesa një largim: punët e tij më të hershme, të botuar, ishin tregime të shkurtra (‘A Strange and Sometimes Sadness’, ‘Waiting for J’ ‘Getting Poisoned’ (1981) dhe ‘A Family Supper’ (1982)), shumë prej të cilave përmblidhen në 'Hyrje 7': "Tregime nga Shkrimtarë të Ri" (1981). Tregimet e Nocturne-s, lëvizin nga Venecia turistike, në Malvern Hills, nga Londra në Hollywood. Lidhja e të gjithë tregimeve, siç sugjeron titulli, është muzikë dhe muzg. Historitë e ndryshme i ndjellin violonçelistët, kitaristët, saksofonistët dhe këngëtarët në një tregim të orkestruar me kujdes, që është vetë një lloj kuinteti. Nga ana tjetër, është tragjike, komike dhe absurde, ky është një koleksion që ka një repertor, me ndryshime dhe rezonancë në terësi.
Romanet e Ishiguro-s janë të zëna nga kujtimet, potenciali i tyre për të zhvendosur dhe shtrembëruar, për të harruar dhe për të heshtur, dhe mbi të gjitha për të ndjekur.
Protagonistët e veprimeve të tij kërkojnë të kapërcejnë humbjen (humbjen personale të anëtarëve të familjes dhe të dashurëve, humbjet që vijnë nga lufta) duke kuptuar të kaluarën përmes akteve të përkujtimit.
Romanet e Ishiguro-s zakonisht përmbajnë karaktere që mashtrojnë, në vend që të zbulojnë veten përmes tregimit të historisë. Librat e tij nuk janë përpjekje për të kthyer të kaluarën, por më tepër për të ndjekur se si individët interpretojnë dhe (ri) ndërtojnë të kaluarën e tyre.
"Never Let Me Go"- Mos më lër të iki (2005), libri ka marrë emrin nga një këngë pop imagjinare, ku protagonistja, Kathy H., kërcen gjatë ditëve të saj në shkollën misterioze të konvikteve të Hailsham. Kathi, vajzë e re, e pafajshme e imagjinon teksin si një nënë që i thërret fëmijës së saj, dhe ajo shpesh gjendet duke lëkundur fjalët, ndërsa përqafon një jastëk. Ajo që ndan fjalët dhe veprimet është gruaja, që shikon Kathin, figura misterioze, e njohur thjesht si 'Madame', e cila qante dhe bërtiste. Hailsham është një shkollë eksperimentale për klonet e rritura, për të siguruar organe për transplantimin e njeriut. Madame i shpjegon më vonë Kathit, se arsyeja për të cilën ajo bërtiste është për shkak se vajza e vallëzimit i është shfaqur asaj, për t'i kërkuar një botë më të vjetër e më humane,që të mos e linte të shkonte. Romani është përkthyer në shumë gjuhë dhe është përshtatur në një film, i cili është vlerësuar me çmim, me titull Keira Knightley në vitin 2010. si dhe ky libër është përkthuer në gjuhën shqipe, nga "Shtëpia botuese PEGI".
Deklaratë e autorit:
"Unë jam një shkrimtar, i cili dëshiron të shkruajë romane ndërkombëtare. Çfarë është një roman 'ndërkombëtar'? Unë besoj se kjo duhet të jetë një, mjaft thjesht, që përmban një vizion të jetës që është me rëndësi për njerëzit me prejardhje të ndryshme në mbarë botën. Ajo mund të lidhet me personazhet, që janë nëpër kontinente, por mund të vendosen shumë mirë në një vend të vogël".
Librat e shkruar:
Çmimet e marra: