Ja emrat e grupit të punës nga PD, për Reformën Zgjedhore!
E Mërkurë 23 Tetor 2019, 19:07
Dritare.net
Në nivel politik, grupi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Pjesë e grupit do të jenë edhe Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.
Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqësuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqësues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues, një prej tyre Dritan Sejko; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues./E.B-dritare.net